Nis sot Seria A me ndeshjet Kievo-Inter dhe Napoli-Kaljari

Do të nisë më shpejt se zakonisht Seria A e futbollit. Mbrëmja e sotme sjell dy ndeshje dhe në to do të jenë të impenjuara skuadrat që do të luajnë në Champions mesjavën e ardhshme. Interi shkon në Veronë, në fushën e Kievos, me një rekord negativ të javëve të fundit ku ka njohur 5 humbje dhe dy barazime e duke mos fituar që nga 22 janari. Zikaltërit janë 11 pikë poshtë zonës Champions, ndërsa Kievo është e pozicionuar në mesin e tabelës.
Po në orën 20:45, në “San Paolo” Napoli do të presë Kaljarin. Skuadra e Macarrit do të luajë të mërkurën një ndeshje tepër të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku ka rast të kalojë në çerekfinale, por njëkohësisht ndaj sardëve fitorja do të ishte e rëndësishme. Zona Champions është 5 pikë larg, ndaj shpresa është e madhe, por edhe ngarkesa është e tillë.
Të shtunën luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Palermos dhe Romës, ndërsa e diela ka 7 përballjet e tjera. Kryesuesja Milan do të presë në “San Siro” Leçen, një ndeshje në letër e fituar, ndërsa Juventus udhëton për në fushën e Xhenoas, të dyja takimet në orën 15:00.
Në mbrëmjen e së dielës, Lacio do të kërkojë të përforcojë vendin e tretë në renditje, ndërsa luan në “Olimpiko” të Romës ndaj Bolonjës.