Juventus mendon ta rikthejë Giovincon

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 14:29
Sebastian Giovinco mund të kthehet në Juventus. Mesfushori ofensiv ka shfaqur paraqitje të shkëlqyeshme në Parma pas huazimit nga Juventus sezonin e kaluar.
E përditshmja sportive italiane Tuttosport ka njoftuar të martën se gjiganti torinez tashmë planifikon ta rikthejë Giovincon, madje në afatin kalimtar të janarit.
“E ardhmja ime ? Pyetni drejtuesit e Juventusit” ka thënë Giovinco. Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se “Jemi duke përcjell Giovincon me vëmendje”.