Rama në Gjirokastër: Protesta jo sherr, por përballje mes dy botëve
GJIROKASTëR- Partia Socialiste e ka ndalur protestën e saj të radhës në qytetin e Gjirokastrës. Në protestë së bashku me kryesocialistin Edi Rama kanë qënë pjesëmarrës edhe deputetët Arta Dade, Et´hem Ruka dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Edhe nga Gjirokastra Rama ka përsëritur thirrjen e tij për ti dhënë fund këtij pushteti që mbahet me borxhe. “Ky shtet mbahet me borxhe, në 3 muajt e fundit kanë humbur vendet e punës 70 mijë vetë” – tha Rama, ndërsa nënvizoi se përballja me qeverinë e Berishës nuk do të jetë e dhunshme. Sipas tij bëhet fjalë për një përballje mes dy botëve të ndryshme.
“Shqipëria sot menaxhohet nga një grup i vetëm, me të cilin duhet të përballemi. Kjo përballje nuk do të jetë një sherr, por një përplasje mes dy botëve” – deklaroi Rama, ndërsa nuk nguroi të ftonte qytetarët e Gjirokastrës ti bashkohen protestës së madhe të 30 Prillit.
(m.a/BalkanWeb)