PS protestë në Kukës Banorët: Dëmshpërblim për tokat e përmbytura
KUKËS- Banorët e qytetit të Kukësit kanë protestuar këtë fundjavë në qendër të qytetit ku janë shprehur kundër qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre nuk ka bërë gjë tjetër vecëse ka rrënuar ekonominë dhe familjet shqiptare. Protesta e banorëve është mbështetur nga deputetë socialistë të zonës, të cilët kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre për transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deputeti Asllan Dogjani nuk ka lënë pa përmendur edhe tunelin e Kalimashit ku i ka kërkuar qeverisë që të japë një datë fikse se kur kjo vepër madhore do hapet, vepër për të cilën janë shpenzuar qindra milion euro e ku abuzimi me të ka kapur shifra alarmante.
“Të protestojmë për të drejtën e fjalës, transparencës, se vetëm në këtë mënyrë nëpërmjet protestave ne do të dalim nga kjo e keqe dhe do ti japim fund manipulimit të votave dhe pushteteve që dalin nga votat e vjedhura, duke siguruar një pushtet të dalë nga populli dhe vetëm për popullin” – deklaroi Dogjani.
Banorët i kujtuan qeverisë dhe premtimet e pambajtura për cështjen e tokave të përmbytura nga HEC-i i Fierzës. Janë mbi 5400 familje me 24 mijë banorë në qarkun e Kukësit, të cilat ende vuajnë problemin e humbjes së tokës dhe mos kompensimit financiar nga shteti. Protestuesit thanë se kanë mbi 20 vjet që mashtrohen dhe mëpërkëmben nga të gjitha qeveritë.
(m.a/News24/BalkanWeb)