Irlandë, pas “Xhihad Jane” arrestohet "Mama Xhihad"
Autori i Lajmit: Redaksia
Dublin – Tashmë nuk janë më raste të izoluara. Pas arrestimit të në Shtetet e Bashkuara të “Xhihad Jane, një tjetër grua amerikane është arrestuar nga policia irlandeze. Jamie Paulin Ramirez, 31 vjeçe, është sekretare dhe nënë e një fëmije 6-vjeçar. Historia e saj është shumë interesante. Ramirez ka lindur në Kansas City, dhe është transferuar në Kolorado ku dhe punonte në një studio mjekësore. Ajo është martuar katër herë, martesa që kanë përfunduar të gjitha. Nëna e saj thotë se ajo qëndronte gjithnjë përpara kompjuterit e, me sa duket, kështu kishte vendosur kontaktet me ekstremistët evropianë. Prej vitit 2008 ajo nisi të ndiqte një kurs online për islamin dhe nisi të mbante dhe perçe. Që prej këtij momenti të afërmit e saj i humbën kontaktet me Jamien. Së bashku me djalin e saj ajo vendosi ti bashkohej një grupi të vogël ekstremistësh që janë dhe autorët e vrasjes së karikaturistit suedez që pikturoi profetin Muhamed. Kapja e saj është përcjellë nga autoritetet irlandeze si konfirmimi i rasteve në shtim të grave që përqafojnë terrorizmin. Disa ditë më parë arrestimi i një gruaje nga Pensilvania, e njohur si “Xhihad Jane”, e cila pretendohet të ketë bërë plane me radikalë islamikë jashtë vendit për të vrarë karikaturistin suedez, që talli Profetin mysliman Muhamed, ka shtuar shqetësimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me terrorizmin e brendshëm në rritje. “Xhihad Jane” ka bërë plane për sulme terroriste në Evropë, Azi dhe në vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe besohet se për këto qëllime ka rekrutuar njerëz përmes internetit, shkruante të enjten e përditshmja “Telegraph”. Shtetësia amerikane e LaRoses dhe pamja e saj e bënë atë shumë lehtë të pranueshme për radikalët islamikë, që në kontaktin e saj të parë me ata përmes internetit. “Terroristët e kanë të qartë se nuk mund të duken si njerëz të Perëndimit, prandaj ajo ishte shumë e përshtatshme për punët e tyre”,- theksoi ish-agjenti i FBI-së, Brad Garrett. LaRose është më mirë e njohur për autoritetet federale si Fatima Rose apo “Xhihad Jane”. Në qershor të 2008-tës ajo postoi një video në “YouTube” duke e quajtur veten “Xhihad Jane” dhe deklaruar se është “e interesuar të bënte diçka që të ofronte ndihmën e saj” për myslimanët në vuajtje.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010