Si ka ndryshuar jeta e bankierëve të Uoll Stritit
Autori i Lajmit: A.D
Nju-Jork - Kriza financiare ishte një çmim shumë i rëndë për Uoll Stritin. Pothuajse 200,000 profesionistë, që merreshin me financat e “shtëpisë” botërore të ekonomisë, humbën vendet e tyre të punës në Nju-Jork nga 500,000 vendet e punës të humbura në total në Amerikë. Dhe me rrëzimin e institucioneve të tilla ekonomike si Bear Stearns dhe Lehman Brothers, shumë vende pune u zhdukën përgjithnjë. Sot disa nga ish-financierët e Uoll Stritit kanë gjetur vende të reja pune në sektorin financiar. Të tjerë kanë nisur karriera të tjera. Ndërsa disa të tjerë nuk e kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Ndërsa raporti i papunësisë ditën e premte tregoi se shifrat ishin zbutur disi, shumë amerikanë janë ende në mes të katër rrugëve në përpjekje për gjetur një vend pune. Këtu përfshihet dhe Uoll Striti, pavarësisht rikuperimeve të fundit në tregun aksioneve dhe fitimeve kolosale të institucioneve të tyre financiare.
CNBC.com intervistoi disa persona që humbën vendet e tyre të punës gjatë krizës së madhe dhe i pyeti se si ishte jeta e tyre në këto momente.
Ende në kërkim të punës
“Unë kisha disa role pune në bankën e investimeve ku punoja”, - thotë Tom Dietsch, i cili ishte drejtori menaxhues në JP Morgan Chase. Dietsch, 50 vjeç, u pushua nga puna në bankë më tetor 2009 pas një ristrukturimi të burimeve njerëzore. Ai jeton në Nju-Xhersi së bashku me gruan dhe katër fëmijët e tyre, ndërsa thotë se është duke rikarikuar bateritë për të gjetur sërish një vend pune në Uoll Strit. Ai thotë se nuk e ka ndjerë shumë krizën për shkak të asistencës së gruas që është e papunë.
Do të nis një karrierë të re
Për Claire DiLorenzo Pasquin, kriza financiare ishte momenti i duhur për të ndryshuar karrierën e saj. “Kisha punuar në Uoll Strit për 11 vjet me radhë në sektorin e obligacioneve dhe më pas si drejtoreshë menaxhimi në Bear Sterns", – thotë 34-vjeçarja që jeton me bashkëshortin (ai vazhdon të punojë në Uoll Strit)dhe dy fëmijët e tyre të vegjël në Nju-Jork. Kur Bear-i falimentoi dhe iu shit JP Morgan-it, më 2008, unë mendova se kjo ishte diçka e natyrshme thotë Pasquin, e cila sot drejton një biznes arredimi shtëpish, të vetin. “Është e vështirë të lësh një vend të tillë pune me një pagë dhe bonuse aq të larta, por unë doja të provoja diçka të re”. Kështu që Pasquin iu kthye një pune më kreative. “E dija se financat e vendit ishin dobët dhe unë nuk do të merrja një ofertë pune nga një tjetër institucion financiar, prandaj vendosa të bëj diçka vetë”.
Nuk kam dëshirë të kthehem sërish
Elaine Tsai ndjen se ajo ka dhënë 100 për qind gjatë punës së saj në Uoll Strit, por që smendon ta bëjë më. Ajo ka mbuluar shumë pozicione pune atje që nga specialistja e mbështetjes teknike e deri tek analiste biznesi, por u shkurtua në janar 2009. “Nuk kam më dëshirë të kthehem sërish atje”, - thotë Tsai, 31 vjeçe, e cila u shkurtua nga posti i saj si menaxhere projekti në Deutsche Bank. Pas humbjes së vendit të saj të punës, ajo shkoi në San Francisko nga Manhatani për të nisur një jetë të re. Momentalisht ajo punon si financiere private për të mbuluar shpenzimet e përditshme. Ajo thotë se nuk e ka vendosur ende rrugën e së ardhmes së saj, ndërsa është duke menduar seriozisht ti futet sektorit jofitimprurës.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010