Turqi, dënim britanikut që vizatoi Erdoganin
Autori i Lajmit: Redaksia
Stamboll – Një artist britanik, kolazhi i të cilit ka fyer kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, është gjobitur nga një gjykatë në Stamboll. Michael Dickinson doli duke buzëqeshur nga gjykata e Kadikoit, i lirë, por pa e hedhur plotësisht paq. Gjykatësi vendosi që artisti britanik e kishte kaluar kufirin me karikaturën e tij për kryeministrin, që e kishte vizatuar në trupin e një qeni dhe e shpalli fajtor për fyerje ndaj “dinjitetit dhe respektit” të zotit Erdogan. Gjykata e dënoi atë me 425 ditë burg, hera e parë që dikush është dënuar me burg se ka fyer një kryeministër. Por vendimi u kthye menjëherë në një gjobë prej 3 mijë paundësh. Zoti Dickinson këmbënguli se ai nuk do ta paguante as gjobën, ndërsa gjykata do ta rrëzonte edhe gjobën, nëse ai nuk do të vizatonte asnjë karikaturë tjetër të kryeministrit për 5 vitet e ardhshme. “Sigurisht që jam i çliruar”, - tha ai me të dalë nga salla e gjykatës. “Nuk dija çfarë të prisja. Por unë nuk mendoj ende se përse duhet të shpallesha fajtor. Nuk garantoj dot se në të ardhmen nuk do të bëjë asnjë pikturë politikanësh”. Ka qenë me të vërtetë një histori e mundimshme ligjore kjo e mësuesit 59-vjeçar, shkrimtarit, piktorit dhe aktivistit nga Britania. Ai u akuza fillimisht sipas nenit 125 të kodit penal turk në qershor 2006, pasi publikoi një kolazh karikaturash të titulluar “Më të mirat në qarkullim”. Në to shfaqej Xhorxh Bushi që mbante me një litar qenin me fytyrën e Erdoganit, si një kritikë e artistit anglez ndaj aleancës së Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I hedhur për herë të parë në gjyq në gjykatën e Durhamit, akuzat ndaj tij ranë dhe jashtë gjyqit ai u tregoi gazetarëve karikatura të tjera në shenjtë proteste kundër kolegëve të tij turq.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010