Bundestagu miraton ndihmën, jep 22.4 miliardë euro për Greqinë
Të dyja dhomat e Parlamentit gjerman, të premten kanë miratuar ligjin që i lejon Gjermanisë të kontribuojë me 22.4 miliardë euro në paketën e ndihmës për Greqinë. Në këtë mënyrë Gjermania bëhet kontribuuesi më i madh në paketën e shpëtimit për Athinën.
Dhoma e Ulët e Bundestagut ka aprovuar me shumicë votash projektligjin mbi ndihmat e Gjermanisë për Greqinë. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave “sfida për Greqinë tanimë ka mbërritur tek Dhoma e Lartë e Parlamentit, e cila duhet të miratojë planin në fjalë”. Por edhe kjo e fundit e miratojë planin shumë të përfolur për shtetin helen. Gjermania është tashmë pa diskutim vendi i BE-së që kontribuoi me shumën më të madhe financiare në planin e ndihmave për Greqinë. Përveç këtij shteti, kontribuues të tjerë të mëdhenj janë dhe FMN-ja si dhe vendet e tjera anëtare të BE-së.
8 Maj 2010