Kriza greke “infekton” gjithë ekonominë e Eurozonës, bursat shkojnë në pikiatë
Euroja humbet pikë në të gjitha bursat kundrejt dollarit, duke ndikuar dhe në rritjen e naftës
Ervin KOÇI
Shqetësimet për borxhin publik të Greqisë dhe për stabilitetin e Eurozonës kanë çuar në pikiatë bursat europiane dhe ato amerikane. “Wall Street” dhe Indeksi “Dow Jones”, brenda pak minutash humbën dje gati 9 për qind, duke zbritur nën 10 mijë pikë. Rënie ka pësuar edhe nafta, e cila arriti dje në Nju Jork deri në 74,58 dollarë për fuçi. Po kështu edhe monedha europiane ka zbritur deri në 1,25 dollarë, duke arritur nivelin më të ulët në 14 muajt e fundit, në krahasim me monedhën e gjelbër. Dy ditë më parë, parlamenti grek miratoi planin antikrizë prej 110 miliardë eurosh, që pritet të stabilizojë ekonominë e Greqisë nga kriza e thellë ekonomike në të cilën është zhytur. Por spekulatorët e tregjeve thonë se, ndihma nuk do të mjaftojë, pasi edhe vende të tjera të Eurozonës do të kërkojnë gjithashtu ndihmën e BE-së. Ndërkohë, ministri i Financave greke, Jorgo Papakonstantinou, ka siguruar se, “nëse plani aktual antikrizë i miratuar në Parlament do të ‘aplikohet tërësisht’, nuk do të ketë nevoja për masa të tjera për të reduktuar shpenzimet. Plani, i cili parashikon reduktimin e shpenzimeve në 30 miliardë euro në këmbim të 110 miliardë eurove ndihmë të paketës FMN-BE, u miratua me votat e maxhorancës, si dhe të partisë së vogël ekstreme të djathtë “Laos”. Të gjitha partitë e tjera të opozitës votuan kundër. Në një intervistë televizive pak pas miratimit të planit i cili provokoi dhe protesta të dhunshme në Greqi, Papakonstantinou, nënvizoi se ka ende sinjale që konfirmojnë bindjen se plani po funksionon mirë dhe “absolutisht nuk do të ketë nevojë për masa të tjera”.
Mbledhja e Eurozonës
Ndërsa dy ditë më parë, Parlamenti i Greqisë miratoi planin e qeverisë “Papandreu” për shkurtimin drastik të shpenzimeve, dje, liderët e 16 vendeve të Eurozonës u takuan në Bruksel për të finalizuar paketën e ndihmës së premtuar ndaj këtij vendi, për të mos lejuar falimentimin e sigurt të tij. Sipas mediave europiane, vendet e Eurozonës kanë “taksur” rreth 80 miliardë euro për Greqinë, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar është zotuar që ta ndihmojë Greqinë me rreth 30 miliardë euro. Parlamenti i Gjermanisë mësohet se do të jetë edhe kontribuuesi më i madh në paketën e ndihmës ndaj Greqisë, ndërsa ka ndeshur me kundërshtime nga opozita vendase, por edhe qytetarët. Nga ana tjetër, edhe sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, do t’i diskutojë përpjekjet për t’i ndihmuar Greqisë me homologët e Financave të G7-ës, grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë.
Shtëpia e Bardhë
“Shtëpia e Bardhë mbështet përpjekjet për të rikthyer stabilitetin në Greqi dhe besimin në sistemin financiar global”. Kështu shkruhej në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën saktësohej se “SHBA-të mbështetin me forcë përpjekjet e Greqisë për aplikimin e reformave të rëndësishme me mbështetjen e BE-së dhe të FMN-së”. Edhe presidenti amerikan, Barak Obama, është vënë në dijeni pasditen e së enjtes mbi situatën në Greqi dhe në tregje nga sekretari i Thesarit, Timothy Geithner dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Lawrence Summers. Shtëpia e Bardhë nënvizon se, “në javët e fundit” Obama e Geithner kanë qenë në kontakt me liderët europianë për të ndjekur në vazhdimësi situatën në Greqi.
Ministrat e G7-s
Ministrat e Financave të shtatë shteteve më të zhvilluara; SHBA, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, u mblodhën dje për të diskutuar për krizën greke. Ata bënë thirrje për një ndihmë shtesë për Greqinë. FMN-ja është zotuar me 30 miliardë euro për Greqinë, ndërsa BE-ja do të japë rreth 80 miliardë euro hua. Ndërkohë, bursat vazhduan të bien nga frika e përhapjes së krizës greke.
Euroja shënon kursin më të ulët në tregjet valutore
Monedha europiane u kuotua dje në tregun ndërkombëtar financiar kundrejt dollarit amerikan me kursin me të ulët të këmbimit në këto 14 muajt e fundit. Këmbimi maksimal euro-dollar kapi pikën më të lartë në 1.2860 dhe vlerën më të ulët 1.2517, duke shënuar kështu një nga luhatjet më të mëdha të kohëve të fundit. Analistët financiarë thonë se tregtimi i euros me kursin më të ulët të këmbimit të afro një viti e gjysmë vjen si pasojë e presionit nga shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me krizën e borxhit grek. Por ky kurs i ulët shihet i provokuar edhe nga kërkesa e lartë për frangën zvicerane (CHF). Për disa muaj Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka ndërhyrë dhe kërcënuar për të ndërhyrë në mbështetje ne këmbimin euro-frangë. Franga është kërkuar nga investitorët, të cilët kërkojnë siguri nga kriza e borxhit grek. Zyrtarët e SNB-së kanë frikë se vlerësimi i frangës do të kontribuojnë në presion deflacioni në Zvicër. SNB-ja kishte akumulojnë sasi të mëdha në eurosh gjatë ndërhyrjes se saj për ta mbrojtur këtë monedhë. Kreu i komisionit të BE-së, Joze Manuel Barrosso, tha se, ai është i sigurt se të gjitha vendet europiane do të miratojnë paketën e ndihmës greke dhe se nuk paraqitet frikë nga rreziku i supozuar i infektimit të BE-së nga Greqia.
Kursi valutor, euroja vazhdon rënien, ndërsa dollari forcohet
Monedha e përbashkët europiane humbi 30 qindarka të tjera kundrejt lekut dhe u këmbye në tregun me pakicë për 136.6 lekë, pas tronditjeve që pësoi në tregun ndërkombëtar. Nga ana tjetër, dollari amerikan fitoi 1.34 lekë ose 1.3 për qind, duke shënuar kuotën më të lartë në gjashtë vjet kundrejt lekut, si dhe një nga lëvizjet më të forta ditore të shënuara. Dollari kushtoi dje mesatarisht 106.76 lekë. Që nga fillimi i prillit euroja ka humbur 2.2 për qind kundrejt lekut, por dollari ka fituar më shumë se 3.5 për qind. Të gjitha ndryshimet e javës së fundit qenë pasojë e korrektimeve në kurs të imponuara nga tregu ndërkombëtar. Euroja u shit dje për vetëm 1.27 dollarë, gati pesë cent më lirë se një javë më parë. Kushtet për këmbimin direkt lek/euro gjithsesi janë tashmë më shumë në favor të lekut. Presioni mbi monedhën kombëtare është reduktuar ndjeshëm, veçanërisht si pasojë e vendimit të Bankës së Shqipërisë për të ndërprerë financimet e drejtpërdrejta të bankave me para të reja.
8 Maj 2010