Greva arrin pikën kritike, 3 protestues shtrohen në spital
Grevistët, në gjendje kritike. Tre prej tyre përfundojnë në spital
Eneida Jaçaj
TIRANË – Dita e tetë e grevës ka shënuar bilancin më kritik në mjediset e grevës. Tre prej grevistëve janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë të specializuar. Pas alarmit të dhënë nga personeli mjekësor që ndodhet në kampin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë filluar të shfaqen pasojat e ngujimit 8-ditor. Gjatë mesditës së djeshme, grevistët Niko Gora dhe Edmond Prifti përfunduan në spital, të ndjekur në mbrëmje nga një i tretë, Isa Arapi, nga Vlora. Sabit Brokaj, në komunikimin e djeshëm, kërkoi që disa protestues të largohen nga greva për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjendja
Vetëm dje, tre grevistë janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e shpejtë. Niko Gora, nga Korça, është qytetari i pestë që u transportua drejt spitalit rreth orës 12:00 të drekës. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak se vuante nga diabeti. Vetëm pas një ore, një tjetër grevist është detyruar të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve të shëndetit. Edmond Prifti, nga Patosi, 37 vjeç, kishte shfaqur probleme të hipertensionit. Ndërsa rreth orës 20:30, një tjetër grevist me emrin Isa Arapi është dërguar menjëherë në spital për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore. 40-vjeçari nga Vlora shënoi rastin e shtatë që nga fillimi i protestës mbrëmjen e 30 prillit.
Mjekët
Deputetët Elisa Spiropali dhe Blendi Klosi, i cili vuan nga diabeti, nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ky konstatim është bërë nga personeli mjekësor që ndodhet në mjediset e grevës. Mjeku Sabit Brokaj, i cili qëndron gjatë gjithë ditës në ndjekje të shëndetit të grevistëve, ka shprehur shqetësimin për Blendi Klosin, i cili vuan nga diabeti. Ai theksoi se Klosi, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, duhet të ishte larguar nga greva më përpara. Por, vetë Klosi është shprehur i prerë se nuk do të dalë nga çadra, pasi është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës që i ka vënë vetes. Sipas mjekut Brokaj, grevistët, në ditën e tetë po shfaqin probleme me dhimbjen e muskujve, marrje mendsh, luhatje tensioni. “Nga pikëpamja mjekësore janë disa raste të grevistëve, të cilët duhet të trajtohen në spital, por kemi hasur rezistencë, pasi duan të qëndrojnë”, - tha Brokaj. Sipas tij, grevistët që duhet të ndërpresin grevën do të shtohen pasi kapacitetet kompensuese të organizmit kanë një limit, të cilat ora-orës dhe dita-ditës ezaurohen.
Grevistët
Ditën e djeshme u rikthye në mjediset e grevës edhe Demo Muhaj, i cili dy ditë më parë u dërgua me urgjencë në spital. Të njëjtën gjë kanë bërë thuajse të gjithë protestuesit që kanë dalë jashtë mjediseve të grevës për të marrë trajtim mjekësor. Njëra prej tyre, deputetja Klodiana Spahiu, është kthyer sërish duke ushtruar profesionin e saj të mjekes për të gjithë protestuesit. Në çadrat e ngritura para Kryeministrisë ndodhen rreth 200 grevistë. Përveç personelit mjekësor të grevës, jashtë kampit ndodhen në gatishmëri ekipet e Urgjencës së Tiranës. Sipas informacioneve, janë tre mjekë, tre infermierë dhe tre ambulanca për 24 orë. Në gatishmëri janë vënë edhe mjekë shtesë si kardiolog, endokrinolog, për të ndjekur me seriozitet shëndetin e grevistëve.
8 Maj 2010