E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja zbardh katër variante për zgjidhjen e krizës politike



Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka bërë të ditur dje se PD-ja ka gati një paketë me katër rrugë për të zgjidhur krizën politike në vend. Bumçi shprehet se Partia Socialiste duhet të zgjedhë një nga katër opsionet, ose të tërë paketën për të realizuar atë që kërkon transparencën e procesit zgjedhor në respekt të plotë me Kushtetutën e vendit. “Oferta jonë është një paketë që përmban katër elemente. Ngritjen e komisionit hetimor që të fillojë punë dhe të hetojë për të gjetur çështje për të cilat ne biem dakord. Një ekip me 100 prokurorë që t’i përkushtohet çështjes së zgjedhjeve dhe të zgjidhë çdo dyshim, çdo indicie, pavarësisht se PS-ja nuk ka ofruar, të hetohet nga ky ekip që nuk ka kufizim në mandatin e tij, mund të hapë çdo kuti. PS-ja të hartojë të gjitha rekomandimet për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Dhe, elementi i katërt, për çështje që nuk bihet dakord, si çdo qytetar tjetër, kur ka konflikt me partnerin e tij biznes, shkon në gjykatë dhe i zgjidh në mënyrë të qytetëruar”, - është shprehur Bumçi. Për deputetin e PD-së kjo paketë është mënyra që PS-ja të dalë me dinjitet nga situata ku është futur. “Kjo paketë me këto katër oferta i jep zgjidhje krizës dhe askush nuk del me kokën ulur”, - është shprehur Bumçi.

8 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›