Bunjaku: “Portën e Bajernit e njoh mirë”
Tre gola në pesë ndeshje të Bundesligës. Bilanci i sulmit të Nurembergut nuk u shkakton aspak frikë dhe tmerr skuadrave kundërshtare. Për më tepër, që vetëm një gol ka ardhur nga këmba e një sulmuesi. Dhe ky është shqiptari nga Kosova, Albert Bunjaku, i cili shënoi në barazimin 1-1 kundër Eintrahtit të Frankfurtit. Të shtunën, Bunjaku shpreson se do të ketë disa minuta në këmbë kundër Bajernit të Munihut. Një portë që kosovari e njeh relativisht mirë, kur ka shënuar dy herë brenda një ndeshje. Kur ishte në radhët e Rot Vajs Erfurhrtit ai, Alberti realizoi dopjetën në humbjen 3-4 për Kupën e Gjermanisë, rreth një vit më parë. “Ishte një përjetim shumë i bukur, por tashmë më duhet të shoh përpara dhe të shikoj, se çfarë mund të bëj në ndeshjen e ardhshme”, - tha Bunjaku për faqen gjermane, Sport1.de. Kosovari “bën”paksa dhe trajnerin. “Ne duhet t’u ushtrojmë presion përpara dhe të zotërojmë topat në mesfushë”. Sipas Bunjakut, makineria e sulmit të Bajerni me dyshen e re të ëndrrave, Arjen Roben dhe Frenk Riberi, nuk të krijon shumë mundësi të marrësh rolin e violinës së parë. Kosovari 25-vjeçar është realist për këtë. “Kur të duhet të dyluftosh kundër Riberisë, të duhet të japësh më shumë se zakonisht nga vetja, sidomos gjatë vrapimit. Prandaj duhet t’u qëndrojmë atyre shumë afër dhe ta vëmë në panik Bajernin me zotërimin e topit”. Gjithsesi, Bunjaku gëzohet që do të ketë mundësinë të jetë pjesë e skaudrës së tij në derbin kundër Bajernit. “Unë mendoj, se me cilësinë time mund ta ndihmojë ekipin”. Ndoshta kosovari ka ruajtur edhe një gol tjetër kundër gjigantëve të Gjermanisë.
Mesi, 10.5 milionë euro në vit
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, firmosi rinovimin e kontratën që do ta lidhë me klubin katalanas deri në fund të vitit 2016, me një zgjatim prej dy vjetësh nga kontrata e mëparshme. Lajmin e dha klubi spanjoll. Kontrata e re ka një klauzolë për prishjen e parakohshme të saj në vlerën e 250 milionë eurove, ndërsa rroga nota e sulmuesit më të mirë të edicionit të kaluar të Ligës së Kampioneve, është 10.5 milionë euro. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Mesi do të jetë futbollisti më i paguar në botë.
Derby Inter-Milan për Sotir Ninin?
Lojtari shqiptar Sotir Nini (Sotiris Ninis për grekët) është në vëmendjen e Interit, por edhe të AC Milan. Agjenti i lojtarit të Panathinaikosit, Francesco Musarra, foli për FC InterNeës, në lidhje me situatën e futbollistit nga Himara. “Dëshiroj të saktëso se unë bashkëpunoj me agjentin e tij grek, Yannis Evangelopuolos, dhe mund të them se për Ninin nuk kemi pasur e nuk kemi asnjë tratativë në zhvillim e sipër me asnjë skuadër italiane”. Në javët e fundit, fantazisti shqiptar kishte përfunduar në debatet në distancë midis Inter e Milan, dhe dukej se kishte një derbi në merkato për futbollistin.
19 Shtator 2009