Bunjaku gol për 3 minuta me Nuremberg
Borusia Mynshengladbah ka humbur shansin të kapë vendin e dytë në tabelë. Edhe pse djemtë e trajnerit Lusien Favre ishin në formë të mirë kundër Nurenbergut, ven-dësit u kanë dhënë leksione miqve duke i mundur ata me rezultatin minimal 1-0. Sulmuesi me origjinë kosovare, Albert Bunjaku, e ka ndëshkuar M’Gladbahun duke i dhënë trepikëshin ekipit të tij, si dhe duke i bërë nder Bajernit të Mynihut të qëndrojë i qetë në vendin e dytë, duke i hequr kërcënimin e ekipit surprizë për këtë sezon. 28-vjeçari kosovar u fut në lojë në minutën e 84-t dhe realizoi në minutën e 87-të.