E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë, shenojne Januzi e Sadiku

Ka qenë dita e sulmuesve të Kombëtares shqiptare ajo e djeshmja. Ahmed Januzi shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Vorskla Poltavës kundër Krivbasit. Sulmuesi i Kombëtares realizoi në minutën e 80-të me penallti, ndërkohë që rrjetën e parë të Vorsklës e shënoi Rebenok (50′). Për Januzin bëhet fjalë për golin e tij të 6-të sezonal në kampionatin ukrainas. Krivbasi shkurtoi diferencën me anë të Samodin në të 89′. Mbrojtësi Armend Dallku luajti si titullar. Ndërkaq, edhe Armando Sadiku, bomberi i talentuar që luan te Lokarno, ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës, teksa skuadra e tij fitoi në transfertë me rezultatin 6-0. Sadiku realizoi golin e pestë kundër Sc Bruhl, duke konfirmuar se po kalon një moment të shkëlqyer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›