E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmendet Ujkani, pret sërish penallti

Samir Ujkani është bërë sërish protagonist në ndeshjen e djeshme me Novarën. Portieri i Kombëtares shqiptare ka pritur penalltinë e katërt në pak ditë (2 me ekipin përfaqësues në miqësoren me Gjeorgjinë dhe dy në kampionatin italian), duke treguar edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon. Portieri ka hipnotizuar në minutën e 19-të të pjesës së parë kapitenin e  Bolonjës, Marko di Vaion, duke i pritur gjuajtjen nga pika e bardhë, edhe pse sulmuesi i Bolonjës u mundua të adresonte në këndin më të largët të portës, në krahun e djathtë të Ujkanit. Por gardiani kuqezi u stërzgjat duke grushtuar sferën në goditje këndi. “Ishte një pritje edhe me pak fat, pasi unë i kuptova krahun dhe u hodha i bindur se do ta prisja topin”, ka pohuar Ujkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›