Buqizë, minatorët 13 ditë grevë. Nikollaj: Janë rëndë, ACR të reagojë
BULQIZË-Minatorët e Bulqizës vijojnë sot ditën e 13-të grevës së urisë, ndërkohë që nuk ka asnjë sinjal pozitiv për zgjidhje të situatës.
Minatorët po qëndrojnë nën 1 400 metra thellësi në brendësi të tokës në kushte të vështira, por ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa firma austriake ACR të plotësojë kërkesat e tyre.
Minierës sot i kërcënohet përmbytja nga uji pasi pompat e ujit në minierë nuk janë vënë në punë.
Gjendja shëndetësore e minatorëve sa vjen e rëndohet.
Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikollaj bëri apel sot që METE dhe ACR të marrin masa dhe të plotësojnë kërkesat sepse në të kundërt minatorët do të flijohen në minierë.
Nikollaj tha se minatorët kanë patur gjatë gjithë kësaj kohe shantazhe e presione nga firma austriake. "Janë shpërndarë zarfa, sms në telefonat e minatorëve dhe minatorët po irritohen", tha ai. Nikolla ka theksuar se persona të caktuar kërkojnë të thyejnë grevën duke akuzuar sindikatat dhe personat që drejtojnë grevën.
Sipas tij, duke mos dashur të plotësojë kërkesat e tyre, ACR kërkon që miniera të mbyllet, por ata (minatorët) nuk do të lejojnë mbylljen e minierës.
Nikollaj shprehet se administrata e ACR kanë braktisur punën në Bulqizë dhe nuk ndërhyn në minierë. Sipas tij kompanise austriake duhet ti hiqet leja koncensionare per minieren.
Nikollaj me tej tha se "minatorët janë të vendosur për takim më ACR, por kompania nuk pranon të takojë minatorët sepse u druhet kërkesave të tyre".
Ndërkohë 13 minatorë të Bulqizës ndodhen prej 12 ditësh në grevë urie, 1.400 metra nëntokë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë, ndërsa ata shprehen të vendosur derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.
(d.b/BalkanWeb)