E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Palët të dialogojnë, miniera të futet në punë

TIRANE-Ndërsa greva e urisë së minatorëve ka shënuar sot të 13-tën ditë, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, duke ndjekur me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë, i’u bëri sot thirrje negociatorëve, drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra- tjetrën, të ndalojnë menjëherë lumin e akuzave të ndërsjellta që po përpiqen ta çojnë në rrugë pa krye këtë situatë.

METE duke e cilësuar zhvillimin e kësaj greve në kushte tepër të vështira, inkurajon çdo sinjal pozitiv për nisjen e dialogut dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar.
“Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri.
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, edhe njëherë i bënë thirrje palëve të rinisin urgjentisht dialogun për gjetjen e një marrëveshje dhe të arrihet zgjidhja konsensual mes tyre”.

Më tej METE shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqizës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›