E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ekzekutohet me pistoletë 37 vjecari shqiptar

TORINO – Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumba pistolete në orën 01:30 të natës në lagjen ‘Valentino Parella’ të Torinos.
Viktima u identifikua si shtetasi Indrit Kuci 37 vjec dhe u gjet në sediljen e shoferit në automjetin, tip Ford Ka e parkuar në anë të rrugës. Mësohet se ai ishtë qëlluar për vdekje 3 herë me pistoletë në trup ndërsa ndodhej brenda në makinë.
Dëshmitarë, banorë të lagjes pohojnë se kanë dëgjuar 3 krisma arme orëve të vona të natës.
Nga kontrollet që iu bënë viktimës rezultoi se Kuci ishte i pajisur me leje qendrimi nga autoritetet spanjolle.

Policia italiane po heton me imtësi ngjarjen që ngjan me një ekzekutim të pastër.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›