Fundjave, Euro fiton pike kundrejt Lekut
TIRANE- Monedha europiane, euro, rikthehet në vlerat e saj të larta, duke mos njohur dobësim as nga faktorët sezonalë si dhe nga ardhja e emigrantëve.
Në fund të kësaj jave një euro në këmbimin valutor është shkëmbyer me 140,10 lekë nga 139.60 lekë që ishte një javë më parë. Kështu, gjatë javës së shkuar euro ka pasur një tendencë rritëse, duke kapur shifra që përcaktohen mjaft të larta, kundrejt monedhes vendase.
Specialistët thonë se pavarësisht se këto janë luhatje normale të kursit të këmbimit, ndikim kanë pasur edhe prurjet e ulëta të emigrantëve dhe një tjetër faktor mendohet që të jetë edhe liberalizimi i vizave. Kjo, pasi shumë emigrantë shqiptarë nuk janë rikthyer në Shqipëri për pushime dhe kanë marrë në vendet ku ata punojnë të afërmit e tyre. Por, ata që po ndjejne më tepër efektet e larta të euros në këto nivele janë bankat, bizneset dhe konsumatorët.
(d.b/BalkanWeb)