E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg dhe gjobë për këngëtaren Ermiona Lekbello

Prokuroria kërkoi dje që këngëtarja Ermiona Lekbello të dënohet me 6 muaj burg dhe 2 qind mijë lekë gjobë për akuzën e falsifikimit. Seanca e radhës, që drejtohej nga gjyqtari Sokol Tona, vijoi dje me konkluzionet përfundimtare. Në seancën e ardhshme pritet që avokatët e këngëtares, Klojda Dashi dhe Ferdinand Doja, të paraqesin version e fundit të mbrojtjes. Gjatë gjithë procesit këngëtarja nuk është paraqitur në seancat gjyqësore, por ka preferuar të dërgojë avokatët e saj. Bukuroshja që jeton mes Durrësit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e ka pranuar akuzën dhe i ka kërkuar gjykatës pafajësi. Mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve për makinën që Lekbello kishte në përdorim.

Gjykata, 24 vite burg për vrasësin e endacakut

Gjykata e Tiranës ka vendosur ta dënojë me 24 vite e 9 muaj burg vrasësin e endacakut Renato Kiptiu. Procesi gjyqësor ndaj tij përfundoi brenda pak seancash, duke qenë se Shehaj e kishte pranuar autorësinë e krimit. Vendimi u dha nga gjyqtarët e Tiranës, që drejtoheshin nga gjyqtari Fehmi Petku. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të pallateve nëntëkatëshe. Endacaku fillimisht u gjet në gjendje të rëndë pranë një kazani plehrash. Më pas u dërgua në Spitalin Ushtarak, por nuk arriti të mbijetonte.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›