E Shtunë, 31 Tetor 2026

E sëmura 15 vjeçe denoncon përdhunimin

 

TIRANE – Një banore e kryeqytetit, e sëmurë paraplegjike, denoncoi në polici dhjetë ditë pas ngjarjes një 42-vjeçar, të cilin e akuzon për përdhunim. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama” nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët pohuan se Sherif Kovaçi, 42 vjeç, banues në Tiranë është dërguar për ndjekje penale në prokurori, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur dhe të pambrojtur. Sherif Kovaçi, banues në Allias, gjithashtu edhe ai i sëmurë paraplegjik, është denoncuar nga një adoleshente 15-vjeçare, e cila banon në rrugën “Sami Frashëri” në zonën e ish-bllokut, në një shtëpi të vjetër. E dëmtuara, sipas burimeve të policisë, ka denoncuar Kovaçin duke e akuzuar atë se kishte kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa ajo nuk ka pasur mundësi të mbrohej për shkak se ishte e pafuqishme. Sipas policisë, denoncuesi pretendohet se ka hyrë në miqësi me vajzën duke u hequr sikur donte ta ndihmonte atë, ndërsa më pas ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Vajza 15-vjeçare me iniciale K.J., ka qenë në banesë kur aty kishte mbërritur Sherif Kovaçi. Më tej vajza ka treguar se pasi dhunuesi i saj ka hyrë në banesë, ai ka mbyllur derën, e ka izoluar atë dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Më tej vajza ka pohuar se pas aktit seksual, 42-vjeçari është larguar normalisht, ndërsa ajo ka mbetur e izoluar pa asnjë mundësi për t’u veshur. Sipas të dhunuarës, me shumë vështirësi ajo ka mundur të vishet për shkak të pamundësisë së saj për të lëvizur, duke qenë se ishte e sëmurë dhe e paralizuar. Të enjten 15-vjeçarja ka arritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të bërë një kallëzim ndaj 42-vjeçarit Sherif Kovaçi, me banim në Allias, në rrugën “Njazi Meka”, pranë ish-fushës së druve. Vajza ka treguar rrethanat si e ka njohur dhunuesin e saj, ndërsa ka pohuar se Kovaçi ishte hequr herë pas here sikur donte ta ndihmonte. Sapo vajza ka dhënë këto deklarime, hetuesit kanë kërkuar të dinë me saktësi vendin ku kishte ndodhur krimi dhe për këtë kanë ripyetur të dëmtuarën. Por gjatë ripyetjes oficerët e krimeve kanë vënë re se ajo nuk i është përmbajtur deklarimit të dhëna në fillim gjatë denoncimit. Kjo ka bërë që ata të dyshojnë mbi vërtetësinë e deklarimeve të marra prej 15-vjeçares K.J. Dyshimet e hetuesve janë shtuar edhe për faktin se vajza nuk ka nxituar të denoncojë menjëherë krimin ndaj saj, por e ka bërë këtë 10 ditë më vonë.         d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›