Burg pa afat, grabitesve të benzit të Nanos
23/12/2004 TIRANË – Ardi Vajushi nga Shkodra dhe Shaqir Veliu nga Fieri, morën dje nga Gjykata e Tiranës masën e arrestit burg pa afat. Akuza e dy të pandehurve është ajo e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve. Sipas akuzës, i pandehuri Ardi Vajushi, më 5 maj të vitit 1998, ka grabitur "Benzin" luksoz që kishte në përdorim Kryeministri i vendit, Fatos Nano. Mësohet se të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzën. Policia ka sekuestruar pronat e 41-vjeçarit Ardi Vajushi në Shkodër, një hotel-restorant, një lokal dhe një "Benz". Ndërkohë që, Veliu ka nxjerrë emrin e shitësit, Vajushi ka mohuar para gjykatës të ketë lidhje me këtë histori rrëmbimi.
Skema
Megjithatë, Prokuroria ka zbuluar skemën e grabitjes si dhe më pas mënyrën se si janë falsifikuar dokumentet dhe i janë vënë targa të rreme. Personi që akuzohet për grabitje të makinës është Ardi Vajushi. Pasi e ka marrë makinën, akuza tha se, i pandehuri ia ka shitur shtetasit nga Fieri, Shaqir Veliu. Dje në seancën e dhënies së masës së arrestit, u tha se makina i është grabitur shoqëruesit të Kryeministrit me forcë. Edhe pse mjeti ishte i kreut të qeverisë, zbulimi u bë i mundur vetëm pas gjashtë vitesh. Ajo që ka bërë bllokimin e makinës ka qenë policia rrugore e kryeqytetit. Shtetasi që e përdorte kishte arritur t'i nxirrte dokumente false. Po kështu, edhe targat ajo i mbante të falsifikuara.
Grabitja
Vjedhja e "Benzit" me targa TR 51 75 A, përdorur nga Nano, ka ndodhur në datën 5 maj të 1998-ës, e cila është kryer nga Ardi Vajushi, në bashkëpuninim me Gëzim Vajushin, i dënuar dhe një person tjetër i shpallur në kërkim. Me dokumente të falsifikuara ia kanë shitur makinën e sapovjedhur një fieraku. Shaqir Veliu ka qenë pronari i ri i makinës kryeministrore. Deri pak ditë më parë, kur uniformat blu kanë rënë në gjurmët e "Benzit" të zhdukur, ai e ka mbajtur i qetë atë që kishte blerë te shkodrani Vajushi. Pas vjedhjes, makina ishte ritarguar me targa FR 12 04 A në pronësi të Shaqir Veliut. Operacioni i Policisë së Tiranës është bërë në bashkëpunim me policinë e Shkodrës dhe të Fierit.