Pensionistëve, një gjel deti për Vitin e Ri
23/12/2004 Pensionistët do të marrin shpërblim për festat. Rasti unik në historinë e pensioneve shqiptare. Paratë e dala tepër, sipas Qeverisë, do të shkojnë për xhepat e pensionistëve. Qeveria, megjithëse po përpiqet përvit e më shumë për të balancuar pensionet e fshatit me të qytetit, i ka dhënë 3500 lekë shpërblim pensionistëve të qytetit dhe 1500 lekë atyre të fshatit. Shpërblimi për qytetin është i barabartë me çmimin e një gjeli deti, ndërsa ai i fshatit më i ulët, ndoshta për faktin se fshatarët e moshuar e kanë vetë një gjel deti për Vit të Ri.
“Qeverinë e ftoj që me kursimin e realizuar nga miradministrimi i të ardhurave dhe fondeve publike për vitin 2004, në respekt të të gjitha objektivave të tjera të buxhetit dhe të administrimit të financave publike të plotësuara, që këtë kursim të mos ia kthejmë thesarit, por ta japim si shpërblim për 560 mijë pensionistët, familjet në nevojë, invalidë dhe në ndihmë sociale”, u tha Nano ministrave të tij dje. Por, Kryeministri nuk tha se pse kjo sasi parash duhet t’i jepej direkt pensionistëve, apo kjo sasi parash po të ishte investuar, do të shërbente më shumë se sa shpërblimi në një fundviti. Apo ndoshta paratë e dala tepër, është më mirë të justifikohen me shpërblimin e një fundviti se sa me mungesën e ideve apo realizimeve të dobëta. Në rast se këtë vit kanë dalë para tepër nga miradministrimi, atëherë vitet e tjera këto para kanë humbur nga keqadministrimi. Nga ana tjetër, ndoshta do të ishte më mirë, që administrata dhe ministritë të ulnin disi dozën e abuzimit me fondet shtetërore, se sa të miradministronin paratë. Vetëm gjatë 9 muajve, Kontrolli i Shtetit ka arritur të gjejë rreth 37 milionë dollarë abuzime nga administrata. “Nga kontrollet e ushtruar janë zbuluar shkelje e parregullsi financiare për të ardhurat në Buxhetin e Shtetit dhe për shpenzimet me fondet buxhetore me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 3.771.157.000 lekë”, thuhet në Raportin 9-mujor të Kontrollit të Shtetit. Ulja e kësaj vlere me siguri do të jepte një shtesë në pensionet e fshatit dhe të qytetit. Kjo, sepse 37 milionë dollarë ose 3.7 miliardë lekë, janë gjithmonë më shumë se sa 1.6 miliardë lekë, që janë miradministruar nga e njëjta administratë, që, sipas KLSH-së, abuzon.
Megjithatë, për pensionistët, të cilët vetëm këto para kanë për të jetuar, një shpërblim është i mirë. Sipas Nanos, “mbi bazë të këtij vendimi do të përfitojnë shpërblimin e menjëhershëm 375.250 pensionistë të qytetit, në shumën 3500 lekë secili dhe 181.400 pensionistë të fshatit, në masën 1500 lekë secili. Gjithashtu këtë shpërblim e përfitojnë dhe veteranët e luftës që nuk marrin pension, por përfitojnë vetëm nga statusi i veteranit të luftës, si dhe personat që përfitojnë pensione të veçanta”.