Kapiteni i zhdukur : Vij për 7 orë
22/12/2004
Mbetet mister fati i ekuipazhit si dhe i anijes së
peshkimit “Vlora”. Pronari i anijes si dhe Kapiteneria
e Portit të Durrësit vazhdojnë të qëndrojnë në lidhje
të vazhdueshme me kapiteneritë e porteve të vendeve
fqinj, por përgjigjet nga përtejdeti duken pak
shpresëdhënëse. Edhe helikopterët e ngritur si dhe
motovedeta e G 28 gjatë patrullimit të zonës, që
mendohet si vendi i fundit i humbjes së lidhjes së
kontaktit me ekuipazhin, nuk kanë dhënë rezultate.
Alarmi SOS është dhënë nga Kapiteneria e Portit të
Durrësit të hënën në mesditë, ndërsa për situatën
është vënë në dijeni ministri i Bujqësisë dhe
Ushqimit, Komanda e Flotës Detare Shqiptare si dhe të
gjitha portet e vendit tonë. Pronari i anijes Qemal
(Harizi) Beu shpreson që kapiteni duhet të ketë
strehuar anijen diku në brigjet e Malit të Zi për t’i
shpëtuar stuhisë detare.
Kur keni pasur bisedën e fundit me kapitenin?
Që nga nisja nga brigjet e portit italian Chioggia, që
gjendet afër portit të madh të Triestes, kam folur disa
herë në telefon, ose më saktë në çdo 30 minuta. Me
kapitenin e anijes së peshkimit Gencian Dakuci kam
biseduar për herë të fundit në mbrëmjen e së hënës. Ka
qenë ora 19.30 minuta dhe kapiteni më tha se
gjendeshin rreth 47 milje larg brigjeve të Durrësit.
Genci u shpreh se moti ishte përkeqësuar rreth orës
16.30 dhe deti ishte 7 apo 8 ballë, por lundrimi
vazhdonte normalisht. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës
të rilidhem me ekuipazhin, por ka qenë e pamundur. Edhe
familja e tyre si dhe shokë të tyre, nuk kanë marrë më
asnjë sinjal. Ne ia kemi mbushur telefonin Vodafon nga
këtu dhe Genci ka pasur në celular 5160 lekë në kohën
që unë kam biseduar për të fundit herë.
Mos ndoshta nuk ka valë telefonike në atë zonë?
Kapiteni, por edhe dy pjesëtarët e ekuipazhit, kanë kartë
Vodafon, AMC, si dhe dy karta telefoni italiane. Radiot
tona nuk kapin valë në një largësi më shumë se 20
milje, por ata nuk na janë përgjigjur as me numrat e
tjerë. Nga konfirmimet që kemi, thuhet se telefonia
celulare greke dhe serbe kanë mundur të regjistrojnë
numrat e ekuipazhit tonë aty rreth orës 20.00 të së hënës. Kapiteni për herë të fundit ka bisdeduar me të shoqen. I ka
thënë se është mirë dhe se në më pak se 7 orë do të
mbërrijë në Durrës, por...
Kur janë nisur nga Chioggia?
Ekuipazhi me dy kapitenin Gencian Dakuzi e Haxhi
Hallulli si dhe mekanikun Artur Sali është nisur në
ora 8.30 të së dielës. Peshkarexhën e kishim dërguar
tre muaj më parë në këtë port për të bërë riparimin e
saj. Atje i kanë vendosur një motor të fuqishëm
Mitsubish 650 kuaj fuqi dhe anija mund të lundronte me
14 milje në orë, ndërkohë që kapiteni më ka thënë se
po lundronte me 10 milje dhe gjysmë gazi në ecje.
Anija është metalike dhe ajo përballon edhe situata me
det të tillë. Ekuipazhi i kësaj anije është shumë
cilësor, pasi kapiteni ka 20 vite eksperiencë në det,
Hallulli rreth 30 vite dhe mekaniku është ndër më të mirët.
ǒduhet të ketë ndodhur?
Vështirë të flasësh. Unë shpresoj që ekuipazhi të jetë
strehuar diku për t’i shpëtuar detit të trazuar.
Motorët janë të fuqishëm, anija ka dopjo aparatura,
kuadër elektronik dhe sistem shumë të mirë sinjalizimi. Eksperienca e tyre e gjatë më bën të mendoj se ata janë strehuar diku për të filluar lundrimin pas qetësimit të detit, i cili edhe sot ka qenë si në fillim të kësaj jave, me dallgë e erë të fortë. Kemi vënë në dijeni Kapitenerinë e Përgjithshme të Porteve, Ministrinë e Bujësisë dhe jemi lidhur me shumë porte. Dje, me një helikopter të Mbrojtjes kemi kaluar të gjithë zonën e ku mendohet se mund të jenë
strehuar, por nuk kemi pasur rezultat. Edhe një helikopter nga Bari është nisur në patrullim si dhe motovedeta e G.28 e dislokuar në gjirin e Vlorës. Në zonën Ulqin-Tivar ku ne mendojmë se mund të jenë strehuar, pasi kjo ka qenë edhe zona nga ku kemi biseduar për të fundit herë, nëse nuk ka ndodhur ajo që nuk duam ta besojmë, ka shumë gjire. Por nëse anijes u janë fikur motorët dhe ata nuk kanë pasur
mundësi, për shkak të kushteve të motit të kërkojnë ndihmë në portet pranë, peshkarexha është drejtuar sipas drejtimit që kanë marrë dallgët.