E Hënë, 2 Nëntor 2026

Firmat e rrugës lënë Plazhin në errësirë

22/12/2004  Firmat, që kanë fituar tenderin për rikonstruksionin e

rrugës Ura Dajlanit-Plepa në Durrës, kanë lënë në errësirë banorët e Plazhit.

Defekti në rrjet

Rreth 55 mijë qytetarë të lagjes 13, kanë tri ditë që u është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa Zona e Shpërndarjes Elektrike në Durrës ka fajësuar firmat “Alissa Konstruksion” dhe “ANK” & “COBIAL”, të cilat kanë dëmtuar kabllin gjatë punimeve në rrugë. Drejtori i KESH-it për Durrësin, Llambi Karamani, ka deklaruar se kjo situatë do të vijojë edhe së paku 24 orë të tjera, duke pohuar se dëmi që i kanë shkaktuar firmat elektrikut është 1.4 milionë lekë. Krahas kësaj shume, Zona Elektrike e Durrësit do të penalizojë firmat edhe për dëmin që i kanë sjellë Korparatës subjektet e mësipërme për 250 mijë kilovat orë energji elektrike, të cilat kanë humbur. Drejtori Karamani ka thënë se firmat janë treguar indiferente dhe se do të jetë vetëm penalizmi në organet e drejtësisë që do të vendosë dëmshpërblimin. Sipas elektrikut, firmat kanë dëmtuar gjatë punimeve fidrin nr.21, 71 dhe 72, defekt i cili ka nisur të riparohet me fondet e elektrikut. Krahas familjeve në Plazh, pa energji kanë mbetur edhe subjektet private si dhe vilat qeveritare. Drejtori i KESH-it, Karamani ka shtuar se punonjësit e elektrikut i kanë paralajmëruar specialistët e firmës për zonën ku gjendjej kablli 20 kv, ndërkohë që pohohet edhe nga vet drejtuesit e kompanive zbatuese se ata kanë në dispozicion edhe hartën e shtrirjes së rrjetit elektrik në zonën e Plazhit.

Firmat i shmangen

përgjegjësisë

Drejtuesit e firmës “Alissa Konstruksion” dhe firmave

të përbashkëta “ANK” & “KOBIAL” nuk kanë pranuar të

bisedojnë me drejtuesit e KESH-it në Durrës për dëmin

që i kanë shkaktuar elektrikut. Madje, burime pranë

Zonës së Shpërndarjes së Energjisë janë deklaruar se

firmat janë treguar mospërfillëse, duke mohuar edhe

dëmtimin e kabllit. Punimet për rikonstruksionin e

rrugës Ura Djalanit–Plepa, në një gjatësi prej 4.2 km

dhe me një fond 949 milionë lekë, ka nisur dy javë më

parë. Për shkak të rëndësisë që paraqet ky investim në

zonën e Plazhit, shiriti i fillimit të punimeve është

prerë nga Kryeministri Fatos Nano. Por pa kaluar as një javë nga koha që në zonën e Plazhit janë

dislokuar mjetet e rënda të këtyre firmave, të cilët

kanë ngritur edhe kantierin në të dalë të Plazhit,

gjatë gërmimit të rrugës fadromat kanë këputur kabllin

20 kv, duke lënë në errësirë të plotë banorët dhe

subjektet që ushtojnë aktivitet. Në Durrës janë të

pakta zonat, të cilat kanë hyrë në sistemin 20 kv, pasi

kostoja e shtrirjes së këtij rrjeti është shumë e

madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›