Pse nuk rriten pagat
22/12/2004 Fundi i këtij viti duket qartë se është shenjuar nga efekti domino i kërkesave për rritje pagash. Procesin e nisën me një grevë pedagogët e shkollave të larta, të cilët, krahas pavarësisë financiare, i kërkuan shtetit dyfishim të pagave. Pak ditë më vonë, punonjësit e shëndetësisë kërcënuan me të njëjtën gjë dhe siç pritej dhe ishte e natyrshme, tani së fundi janë edhe mësuesit e sistemit parauniversitar që nuk pajtohen më me nivelin aktual të pagave të tyre. Deformimet e mëdha në paga, bëjnë që qeveria vetëm të heshtë, kur një kategori e caktuar sociale kërkon me të drejtë ndryshimin e tyre. Një heshtje e tejzgjatur mund të quhet ajo që u mbajt me pedagogët, por duket se pas saj, qeveria e ndjente atë që po ndodh ditët e fundit, paçka se ministri i Arsimit, duke u shprehur i qeshur para gazetarëve, tha se gjetja e gjuhës së përbashkët me profesorët e shkollave të larta, do të gjendej shpejt. Për mësuesit, pas një retorike të gjatë për respektin që Ministria e Arsimit ruante, sipas tij, për misionin e tyre ai tha se ishte planifikuar rritje dhe se nuk i trembej efektit domino të kërkesave. U deshën më pak se dy javë për të provuar se sa boshe ishin ato që thoshte ministri, i cili ishte në një linjë të kundërt me ministrin e Ekonomisë, që deklaronte se profesorët po bënin kërkesa absurde, pasi në 4 vjet pagat e tyre ishin rritur me 50 për qind. Por kjo deklaratë ishte shumë pak me atë që do të deklaronte pak ditë pas tij ministri i Drejtësisë, sipas të cilit, nga viti 2000 e në vazhdim, pagat e punonjësve të sistemit të drejtësisë ishin pesëfishuar. Bazuar vetëm në këto deklarata, është e qartë se çfarë katrahure ka sistemi shqiptar i pagave, ku majën e piramidës e kryeson Guvernatori i Bankës, me pagë 250 mijë lekë të reja, pagë kjo 25 herë më e madhe se ajo minimale.
Por, në fakt, e gjitha kjo përbën vetëm pjesën e dukshme të ajsbergut. Për të kuptuar më mirë pjesën e padukshme të katrahurës së pagave, duhet t’i referohemi pagës minimale mbi të cilën, jo vetëm lartësohet ngrehina e pagave dhe pensioneve, por edhe llogariten mbështetjet sociale dhe pagat mbi të cilat derdhen kontributet e sigurimeve.
Paradoks, pagat minimale poshtë minimumit jetik
Para pak kohësh është paraqitur një raport i rishikimit të pagës minimale të bërë nga Ministria e Punës së bashku me partnerët socialë. Sipas tij, paga minimale e 2004-ës është jo më shumë se 10.800 lekë, sasi kjo rreth 4 mijë lekë poshtë minimumit jetik për një të punësuar. Ndërsa, sipas statistikave, janë rreth 8 mijë të punësuar në sektorin shtetëror, që paguhen me këtë pagë që nuk mjafton për të mbajtur vetë personin, pa le të mendosh pastaj se këtyre qytetarëve u duhet të mbajnë edhe fëmijë apo persona të tjerë në ngarkim. Bëhet fjalë për rreth 7 për qind e këtyre të punësuarve, kur dihet se në shtet punojnë 110 mijë veta, por shifra mund të jetë më e lartë kur shtohen edhe ata që paguhen me paga të ulëta në sektorin privat, për të cilin nuk ka statistika të sakta. Por si ka evoluar paga minimale këto vite? Në tre vitet e fundit, kjo pagë është rritur më shumë se sa paga mesatare. Ajo ka variuar kështu, në vitin 2002 ishte 9400 në muaj, për të shkuar një vit më vonë në 2003-shin me vendim të Qeverisë 10.060 dhe në 2004-ën po me vendim qeverie 10.800. Por te shifrat bie në sy se paga minimale vazhdon të mbetet poshtë minimumit jetik për një të punësuar, i cili, sipas një studimi të përfunduar në vitin 2001 dhe i korrigjuar më 2003-shin, sipas indeksit të çmimeve të konsumit, rezulton kështu 8650 lekë në muaj. Krahasuar me vitin 1990, paga minimale është rritur afërsisht 27 herë, por ky tregues nuk duhet marrë si një tregues rritjeje, pasi në këto vite tranzicioni ka sjellë ndryshime rrënjësore në sistemin financiar. Ndërkohë rritja e pagave minimale nuk ka ecur me të njëjtat ritme për pensionet. Nga 400 lekë që ishte paga minimale në vitin 1990 dhe 350 lekë që ishte pensioni minimal 14 vjet më vonë, rritja e pensioneve është vetëm 20.7 herë.
Mbështetja sociale dhe paga minimale
Paga minimale ka një funksion shumë të rëndësishëm për përcaktimin e përfitimeve nga skemat e mbrojtjes sociale. Pagesa e papunësisë dhe e paaftësisë për punë, ndonëse nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë llogariten mbi rritjen e saj, ndërsa pensionet llogariten drejtpërdrejt mbi pagën minimale. Kështu pensioni minimal është sa 70 për qind e pagës minimale zyrtare.
Sipas konventave ndërkombëtare, edhe paga e papunësisë nuk duhet të jetë më pak se 50 për qind e pagës minimale në shkallë vendi. Por në realitet, kjo pagesë ka ardhur duke u ulur në përqindje në raport me pagën minimale me kalimin e viteve. Burimet zyrtare thonë se maksimalisht si pagë papunësie në 2004-ën është paguar 6800 lekë në muaj, çka të le të kuptosh se në shumë raste ajo mund të jetë më pak se gjysma e pagës minimale.
Më dramatike paraqitet gjendja e ndihmës ekonomike. Ajo përcaktohet me vendim të Qeverisë, bazuar në pagesën e papunësisë dhe përfitohet nga familjet dhe jo nga individë. Në vitin 1993, ndihma ekonomike mesatare për një familje ishte 1800 lekë në muaj, ose sa 150 për qind e pagës minimale, kurse 10 vjet më vonë