E Diel, 1 Nëntor 2026

“Burg pa afat” për grabitësin e makinave

06/04/2005  FIER - “Arrest në burg”, ka vendosur dje Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit për një grabitës me armë.

Valter Tafa është i akuzuar për veprën penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim me shtetas të tjerë, si dhe për veprën e mbajtjes së armëve luftarake pa leje. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, ndërkohë që ky person, pas kryerjes së vjedhjes, është larguar në drejtim të paditur. Prokuroria e shpalli person në kërkim menjëherë pas marrjes së informacionit për të dyshuarin si autor të ngjarjes. Vetëm më 2 prill të këtij viti, ky shtetas është kapur nga policia e Fierit.

I pandehuri Tafa shpesh grabiste motorë, makina dhe furgonë kryesisht në komunën e tij të Libofshës qysh prej 7 vjetësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›