Tregu “Gabi” pushton “Sheshin e Flamurit”

06/04/2005 Ankohen qytetarët, policia bën sehir
VLORË – “Sheshi i Flamurit”, në qytetin e Vlorës, është kthyer në një treg i madh për rrobat e gabit. Çadrat e arixhinjve ose të gabelëve rrobashitës kanë pushtuar qendrën e këtij qyteti.
Prej dy javësh, në lulishten e “Sheshit të Flamurit” kanë ardhur mysafirë të rinj, duke populluar edhe natën qendrën e Vlorës e të mbarë vendit. Janë 12 gabelë të rinj, më saktë dy vëllezër me familjet e tyre, ata që kanë sjellë shtëpitë e tyre të lëvizshme pikërisht në këtë vend. Sipas stilit të tyre të vjetër, gabelët brenda disa orëve kanë ngritur shtëpitë me plasmas dhe kanë sjellë me tren pothuajse gjithë orenditë shtëpiake, duke krijuar përshtypjen e një kampingu malor.
Pas “rethimit” me “shtëpi”, në lulishten e qytetit, ata kanë njxerrë edhe rrobat e përdorura për t’i shitur, duke e kthyer këtë vend historik për shqiptarët në një treg rrobash të vjetra.
Pensionistët, që janë edhe frekuentuesit më të mëdhenj të lulishtes, janë befasuar kur në mëngjes ata kanë parë sheshin plot me gabel, që ndernin plaçkat e tyre për t’i shitur.
Një prej pensionistëve, Jani Marsi, thotë se “jemi rritur në këtë shesh dhe shohim që dita-ditës ky po shndërrohet në një vend ku shiten rroba e ku shurrohet çdo ditë, pasi bashkia nuk ka caktuar një vend për banjo publike. Është turp për një qytet si Vlora, thotë ai, të mos ketë asnjë banjo publike, kur në kohën e turkut kanë qenë 5 banjo të tilla. Nuk mjaftoi vetëm ky problem, por shohim edhe arixhinjtë që zunë sheshin me rrobat e tyre të gabit e askush nga bashkia nuk ndërhyn”, shton Marsi.
Një shesh ku ka ngritur përherë të parë flamurin e kombit tashmë vjen era shurrë e fekale, ku pothuajse kalimtarët pranë bustit kanë gjetur një vend ku kryejnë edhe nevojat personale.
Ky përdhunim i sheshit, thonë vlonjatët, ka ardhur pas ndryshimeve demokratike, ku nevoja e vëmendja ndaj sheshit ra totalisht dhe tashmë është edhe banjoja më e madhe publike që ka ai.
E gjithë qendra është e rrethuar nga mjaft lokale që frenkuentohen nga mjaft qytetarë, të cilët nevojat e tyre personale i kryejnë në këtë shesh. Edhe pensionisti Mihal Capo, thotë se nuk mjaftoi pshurrja e sheshit, por bashkia nuk reagon as kur ky po kthehet edhe në treg gabelësh. Kanë qenë pensionistët e qytetit, ata të cilët kanë trokitur të parët në bashki për këtë problem, ku lulishtet e tyre tashmë ndodhet e uzurpuar nga mysafirë të rinj.
Flet i pari i fisit të gabelëve, Shyqyri Hajnaj
“Policia u sigurua që nuk ishim mitingashë dhe nuk na shqetëson”
Jeni vendosur në shesh, për çfarë?
Jemi këtu prej dy javesh dhe, falë Zotit nuk kemi pasur probleme me qytetarët e shtetin. Fllimisht kur u vendosën bëhej një miting në shesh dhe na vjen një polic bashkie, i cili kërkonte të dinte se ç’po bënim. Ne ju përgjigjem se shesim rrobe dhe nuk marrim pjesë në miting.
Çfarë pune bëni Shyqyri?
Ne shesim rroba të përdorura, o mik, por jemi mjaft të pakënaqur nga tregtia e leku ka rënë shumë.
Nga vini?
Ne jetojmë në Durrës, ku kemi shtëpitë tona dhe lëvizim me çadra nëpër qytete ku gjejmë treg e punë, pasi leku është vështirësuar shumë. Para se të vinim këtu, ishim në Sarandë dhe atje kishte shumë emigrantë shqiptarë nga Veriu e ata na përbuznin. Ishin racista, si i thonë o gazetar.
Do rrini gjatë këtu?
Si të vijë puna, ishallah na ecën tregtia se behar vjen përpara. Ne më shumë vizitohemi nga turistët, të cilët na lënë ndonjë lekë të vogël, por edhe turistët kosovarë blejnë rroba te ne për përdorim disa ditësh.
Po tursitë të huaj kanë ardhur?
Eh, ata e kanë mendjen vetëm të bëjnë fotografira me aparate e filmojnë, por shyqyr Zotit për këtë na japin para. Unë nxjerr vajzën time të vogël këtu që lyp diçka.