E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefektja emëron kreun e arsimit

06/04/2005  FIER - Prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Stefa, emëroi dje kreun e arsimit, Barjam Gashi, në vend të ish-drejtores së DAF Siciljana Lisi, e cila ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë.

Barjam Gashi vjen në krye të arsimit fierak pas një begraundi të pasur si mësues në shkolla të ndryshme 8-vjeçare edhe të mesme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës. Vitet e fundit ai ishte shef i arsimit në Prefekturën e Fierit.

Gashi premtoi se do të bëjë përpjekjet maksimale për të ngritur në një stad të ri arsimin fierak dhe se do të ketë paanshmëri në lidhje me kolegët, duke vlerësuar punën e më të mirëve.

Gjatë takimit me drejtuesit e shkollave të Qarkut Fier, dolën disa probleme të rëndësishme si shkëputja krejtësisht e fesë nga shkolla laike shqiptare, duke pasur parasysh dhe rastet e fundit të vetëvrasjeve të vajzave të vogla, nxënëse shkollash në Fier, të cilat kishin bashkëpunim dhe me mësimet fetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›