“S’ka më vrasje për gjak”

06/04/2005 Sipas statistikave, vitin e kaluar dhe në 2005, janë regjistruar
nga 1 vrasje për gjakmarrje
SHKODËR – Shkodra nuk është më kryeqendra e gjakmarrjes. “Gojëve të liga”, që ndoshta dhe përfitojnë me qytetin më të madh verior si qyteti i gjakut, blutë u janë përgjigjur me statistika. Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, ka bërë publik faktin se numri i krimeve për gjakmarrje dhe hakmarrje nga viti në vit ka ardhur duke u ulur në mënyrë të ndjeshme, dhe se forca goditëse e bluve ka ardhur gjithnjë në rritje. Vitin e kaluar dhe gjatë këtij vitit janë shënuar vetëm nga një rast vrasjeje të ndodhur për motive gjakmarrjeje.
Ulja e gjakmarrjes
Për të ndikuar në parandalimin dhe uljen e krimit të gjakmarrjes, kjo Drejtori ka bërë evidentimin e hollësishëm të konflikteve dhe hasmërive për motive gjakmarrjeje dhe hakmarrjeje në shkallë Qarku, me qëllim që të mbajë nën kontroll familjet në konflikt. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë vazhdimisht te këto familje. Puna e bluve në përgjithësi ka filluar pas marrjes së informacioneve rreth personave që kanë dërguar fjalë për ngujimin e meshkujve të tyre. Gjatë vitit të kaluar, uniformat blu të policisë së Shkodrës kanë arrestuar një shtetas, i cili kishte kryer “misionin e lajmësit”, duke iu çuar “fjalë” burrave të një fisi që të ngujoheshin se, përndryshe, ata do të hakmerreshin. Për këtë qëllim, pranë zyrës së krimeve kundër personit janë dy specialistë, të cilët në bashkëpunim me sektorët e tjerë të policisë, evidentojnë rastet e familjeve në konflikt dhe familjeve të ngujuara, duke i kërkuar atyre që për çdo rast duhet të bëjnë kallëzimin për kanosjen që u bëhet atyre, për t’u ngujuar, në mënyrë që të bëhet arrestimi i personave përgjegjës, me qëllim parandalimin e gjakmarrjes. Përveç kësaj kjo drejtori herë pas here i është drejtuar opinionit publik, duke iu bërë thirrje, që për çdo rast të bashkëpunojnë me policinë, sepse parandalimi i këtij fenomeni bëhet vetëm nëpërmjet ligjit dhe duke e zbatuar atë.
Masat e policisë
Në kuadër të kësaj pune, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër vazhdimisht ka bërë aksione të grumbullimit vullnetar të armëve dhe municioneve luftarake, duke e vlerësuar si një faktor parandalues jo vetëm të gjakmarrjes, por edhe të krimit në përgjithësi, e bërë kjo nën moton “Një armë më pak, një jetë më shumë”. Për arritjen e qëllimit, kjo drejtori ka bashkëpunuar jo vetëm me organet e pushtetit vendor, por ka pasur një bashkëpunim mjaft të suksesshëm me organet e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, për sa i përket dokumentimit dhe vënies para drejtësisë së autorëve të veprave penale.
Një rezultat të mirë parandalues ka sjellë edhe rifillimi i hetimeve në vitin 2004, për 26 dosje të vjetra të pezulluara për vite me radhë për moszbulim autori, gjë që solli zbulimin dhe arrestimin e 14 autorëve të krimeve, duke parandaluar kështu gjakmarrjen e 14 familjeve.
Rezultatin e gjithë kësaj pune voluminoze, për parandalimin e krimit të gjakmarrjes, e tregojnë edhe vetë shifrat nga viti në vit. Kështu shifrat flasin se në vitin 2000, janë regjistruar 20 raste të vrasjeve me motive gjakmarrjeje, në vitin 2001 janë 13 raste, në 2002 janë 9 raste, në 2003 janë 8 raste, ndërsa në vitin 2004 dhe 2005 janë regjistruar përkatësisht nga një rast.
Vrasjet për gjakmarrjeje
20 raste në vitin 2000
13 raste në vitin 2001
9 raste në vitin 2002
8 raste në vitin 2003
1 rast në vitin 2004
1 rast në vitin 2005