Del nga rruga autovetura,aksidentohen rëndë dy vëllezër
06/04/2005 SHKODËR - Aksident i rëndë në fshatin Beltojë të rrethit të Shkodrës. Dje janë aksidentuar rëndë dy vëllezërit Lazer Dodani, 43 vjeç dhe Pjetër Dodani, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 e 30 minuta, ndërsa aurovetura tip Benz, me të cilën ato po udhëtonin në drejtim të qytetit të Shkodrës ka dalë nga rruga, duke u përplasur në bordurat e rrugës e duke shkaktuar për pasojë plagosjen e dy vëllezërve me banim në fshatin Naraç, të Vaut të Dejës. Burime nga policia bëjnë të ditur se në gjendje të rëndë ndodhet Lazër Dodani, ndaj të cilit është kryer një ndërhyrje kirurgjikale në kokë. Mjekët deri tani nuk e kanë komentuar gjendjen e të aksidentuarve. Ndërkohë që pas njoftimit të marrë për aksidentin e ndodhur në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi ekspertë të policisë së qarkullimit rrugor. Pas këqyerjes së vendit dhe kryerjes së matjeve të duhura, policia është duke hetuar për gjetjen e shkakut të aksidentit.