Sëmundjet parazitare kërcënojnë pyjet
06/04/2005 ELBASAN - Pyjet e Gjinarit janë pushtuar nga sëmundja e quajtur procesionare e përcaktuar në këtë formë nga parazitët që shfaqen çdo fillim pranvere në drurët e pishave. Sipërfaqe të mëdha shfaqin probleme nga kjo sëmundje, e cila është përcaktuar si një rrezik potencial në zhdukjen e pyjeve për efektin tharës që jep. Mësohet se banorët e Gjinarit, zonë e infektuar nga kjo sëmundje, që shfaros drurët e shëndoshë, kanë ndërmarrë edhe disa tentativa primitive për të zhdukur këtë sëmundje parazitare, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në krahasim me përhapjen e shpejtë të saj. Dikur, sipas banorëve, përdoreshin spërkatje dhe kishte edhe pastrime të organizuar të bimëve të infektuara, por tashmë ato vetëm gllabërojnë drurët, të cilët thahen duke shkaktuar kështu efektin e zhdukjes së sipërfaqeve të pyllëzuara.