E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg pa afat për policin, vrau 45-vjeçarin

Tiranë- Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg pa afat ish-efektivin e policisë, Kastriot Stojani, që akuzohet për vrasjen e një 45 vjeçari, pas një konflikti në një lokal lojrash fati tre ditë më parë në Tiranë.

Në seancën e sotme, për caktimin e masës së sigurisë, i pandehuriStojani nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen, ndërsa prokuroria kërkoi izolimin e tij në paraburgimin e Tiranës deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Pasi janë dëgjuar palët, gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" përtë pandehurinStojani, nën akuzën e "vrasjes me dashje".

Ish- efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të 45 vjeçarit Muharrem Lita, pas një grindjeje në një lokal lojrash fati pranë Stacionit të Trenit, mbrëmjën e së premtes.

Ai u ndalua vetëm pak kohë pas ngjarjes dhe si provë iu sekuestrua arma e krimit, tip pistoletë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›