E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Gjykata e Lartë refuzon Prokurorinë

Tiranë- Gjykata e Lartë “rrëzoi” sot kërkesën e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për caktimin e masës së re të sigurisë për dy nga të pandehurit për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, konkretisht Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli.

Masa e re u kërkuar të merrej, pas akuzave të shtuara pas tragjedisë ndaj dy të pandehurve; atë të vrasjes së më shumë se dy personave në rrethana cilesuese.

Prokuroriaka kërkuar në Gjykatën e Lartë vlerësimin e masës së sigurisë " burg pa afat" për të pandehurit Deliorgji dhe Minxholli për akuzën e re të ngritur ndaj tyre të "vrasjes në rrethana cilësuese ndaj disa personave".

Por, Gjykata vlerësoi se nuk ishte kompetencë e saj shqyrtimi i kësaj kërkese, duke e referuar kështu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gjykata e shkallës së Parë, me kerkesë të prokurorisë së Tiranës, mori kohë më parë vendimin për të lënë nën masën e arrestitme burg pa afat dy të pandehurit e mësipërmnënakuzën e "shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktike.

Pas kësaj, pritet të marrë në shqyrtim kërkesën tjetër të prokurorisë për të njëjtën masë sigurie ndaj të pandehurve Deliorgji dhe Minxholli, për akuzën më të re, që është ngritur ndaj tyre.

Dy drejtuesit e firmës "Alba Demil", që administronin fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në Gerdec Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxholli,së bashku me Ylli Pinarin, ish drejtorin e Kompanisë shteterore "Meico" u arrestuan pak ditë pas shpërthimit të fuqishëm më 15 mars në këtë fabrikë, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›