E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllon në gjendje të dehur, pranga 24-vjeçarit

Elbasan- Prishi qetësinë publike dhe mbajti armë pa leje. Janë dy akuzuat e ngritura nga prokuroria e Elbasanit për 24-vjeçarin Andri Çela, banues në lagjen “11 Nëntori”. Mësohet se Çela ka qëllluar me pistoletë në ajër mbrëmë në orët e vona të natës para një lokali dhe më pas është larguar.

Krismat, që kanë shqetësuar banorët, kanë bërë që policia të vihet në ndjekje të 24-vjeçarit dhe ta gjejnë atë në një tjetër local të qytetit dhe ta vënë në pranga.

Burimet zyrtare të policisë shprehen se po hetojnë mbi shkaqet që e çuan Çelën të kryejë një veprim të tillë, ndërsa dyshohet që në momentin kur ka qëlluar me armë i ri të ketë qenë në gjendje të dehur. Ndërkaq policia ka sekuestruar pistoletën me 7 fishekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›