E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare, dështon plani i shpëtimit në SHBA

Dështon plani i shpëtimit për krizën financiare në SHBA. Ka qenë Dhoma e Përfaqësuesve, ajo që refuzoi planin financiar të shpëtimit, përmes të cilit do të autorizohej Departamenti i Thesarit për shpenzimin e më shumë se 700 miliardë dollarëve.

Me këtë shumë që pritje të vihej në dispozicion të Thesarit, synohej blerja e borxheve të këqija të bankave, të krijuara nga moskthimi i garancive hipotekore, me qëllim rigjallërimin e tregjeve të bllokuara financiare.

Votimi u zhvillua pak më parë në një senacë të radhës në Dhomën e Përfaqësuesve, por rezultati nuk ishte ai që shpresonte presidenca. Votimi u rrëzua me 228 vota kundër dhe 205 pro.

Vetem pak kohe para se te niste votimi, Presidenti Bush i bëri thirrje Dhomës të aprovojë planin e hartuar për t'i dhënë fund krizës kreditore dhe për t'i dërguar sinjal të fortë bursave.

Dhoma e ulët e Kongresit amerikan po debaton para një votimi që do t'i bëhet planit shpëtues financiar prej 700 miliardë dollarësh.

Zhvillimi vjen pasi banka e katërt më e madhe në SHBA, Wachovia, bëri të ditur se po blihej nga grupit tjetër rival, Citigroup.

Në Evropë, gjigandi bankar Fortis është shpëtuar gjithashtu nga bashkëpunimi i tre qeverive.

Dhe në Britani, banka Bradford & Bingley është shtetëzuar. Rezerva Federale amerikane, Banka qëndrore Evropiane dhe tetë banka të tjera qëndrore po përpiqen të përballojnë krizën financiare duke ofruar edhe 330 miliardë dollarë të tjera për tregjet globale financiare.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Bush tha se plani amerikan i shpëtimit ishte një plan i guximshëm që sipas tij do të rivendoste fuqinë dhe besimin te ekonomia amerikane.

Por, ai paralajmëroi se ky plan nuk do të shpëtonte Amerikën nga të gjitha problemet ekonomike.

Marrëveshja, megjithatë duket se nuk ka bërë shumë në drejtim të qetësimit të bursave globale e tregjeve financiare që përsëri shënuan rënie të hënën.

(BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›