E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Lapardha, vdes 9-vjeçarja

Berat - “Nuk dihet arsyeja e shpërthimit të bombolës së gazit”. Kjo është deklarata zyrtare e policisë së Beratit lidhur me marrjen flakë dhe shpërthimi të një bombolë gazi në fshatin Lapardha, ku mbeti e vdekur një 9-vjeçare dhe ku u plagosën tre shtetas të tjerë.

“Fillimisht u mendua se shkak për shpërthimin e bombolës ishte zierja e rakisë në banesë”, shprehet zëdhënësja për shtyp, “por ende nuk kemi arritur në përfundime të sakta lidhur me arsyen e vërtetë”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në fshatin Lapardha të Beratit, ku një bombël gazi shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e 9-vjeçares Ardenisa Canajt dhe plagosjen e prindërve të saj Beqar e Zana Canaj. Gjithashtu, i plagosur ka mbetur dhe shoferi i autobotit që në ato momente furnizonte bombolën, Pashanjor Agaj.

Flakët janë arritur të shuhen ndërkohë, duke shmangur marrjen flakë edhe të autobotit që ndodhej aty, gjë që do të shkaktonte një tragjedi në fshat. Ndërkaq, tre shtetasit e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›