E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Burg pa afat” për vrasësin e 35-vjeçarit

26/02/2005  Lirohen dy nga tre të akuzuarit

BERAT – “Burg pa afat” a vendosur dje Gjykata e Shkallës së Parë Berat, për 21-vjeçarin Emijano Deçori, i akuzuar për vrasjen e babajt të tre fëmijëve. Sipas prokurores Ermonela Felaj, Deçori është autor i vrasjes të 35-vjeçarit Ramazan Cingo, banor i lagjes “Barikada”, ndaj edhe ajo kërkoi para trupit gjykues vendosjen e masës të arrestit “burg pa afat”. Gjyqtari Çobo ka qenë i të njëjtit mendim me kërkesën që bëri prokurorja e çështjes Felaj, ndërsa i ka lënë të lirë dy të akuzuarit e tjerë, sepse ata kishin ndërhyrë për të shuar sherrin.

Ngjarja për të cilën dje në mesditë 21-vjeçari Deçori mori masës e arrestit “burg pa afat” ka ndodhur katër ditë më parë në vendin e quajtur lulishtja pranë stacionit të gjashtëkatëshit, në lagjen “Çlirim”. Deçori dhe dy shokët e tij, Këmbaci dhe Lekli kanë takuar 35-vjeçarin Ramazan Cingo, babaanë e tre fëmijëve dhe në fillim kanë këmbyer mes tyre disa fjalë fyese. Sipas organit të hetimit, babai i tre fëmijëve u ka kërkuar tre djemve që nga ajo ditë e në vazhdim të mos i ngacmonin më vajzën e tij. Por duket se Deçori nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka vazhduar grindjen me babanë e vajzës që ngacmonte. Në një moment Deçori ka nxjerr thikën, që e mbante në brez, dhe ka qëlluar drejt babait të tre fëmijëve disa herë, duke e lënë të gjakosur për tokë. Pas kësaj, autori i vrasjes dhe dy shokët e tij janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira për të mos rënë në duart e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›