E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një çertifikatë 3 mijë lekë,policia dhunë në gjendjet civile

26/02/2005  Nëpunësit vendor, ndërpresin pajisjen me dokumentin e identifikimit

DURRËS – Policia ka ndërhyr me dhunë dje në një gjendje civile të Durrësit, pas kërekës për “ndihmë” kryetari të rajonit, ndërsa ndërprerj e shpërndarjes së çertifikatave e ka rritur çmimin e saj deri në 3 mijë lekë (të vjetra).

Afrimi i datës për përfundimin e verifikimit dhe regjistrimit të popullsisë në Durrës ka detyruar kryetarët e disa rajoneve në Durrës të pezullojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Por vendimi është kundërshtuar edhe pse i miratuar në prefekturën e Durrësit nga qytetarët, të cilët prej disa javësh ankohen për mënyrën e shërbimit. Ndërhyrja e policisë ka bërë dje, që qindra qytetarë të lënë sportelin, ku kishin zënë radhë që në orët e para të mëngjesit në pritje të pajisjes me çertifikatë.

Radhët e gjata dhe pritjet pa fund kanë shkaktuar edhe lëndime në qytetarë, ndërsa janë bërë të zakonshme kalimi në gjendje të fkëti të të moshuarve.

Sipas qytetarëve mësohet se pritjet për të marrë një çertefikatë kanë zgjatur deri në dy muaj, pasi sportelet nuk shërbejnë prej shumë kohësh më shumë se dy orë në ditë.

Me fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë si dhe të procesit për legalizimin e banesave pa leje në zonën informale në Durrës ka shtuar rrëmujën në thuajse të gjitha rajonet e Durrësit kugjenden edhe zyrate gjendjeve civile.

Ndonëse fluksi i kërkesave qytetare ka qenë ndër më të mëdhatë prej shumë viteve, në asnjërën nga këto zyra nuk është shtuar numri i punonjësve dhe as numri i sporteleve, ndërkohë që është reduktuar ndjeshëm orari i shërbimit ndaj popullatës. Shumë nga punonjëset janë justifikuar me përkushtimin në fushatën e regjistrimit duke mbajtur kësisoji të mbyllura zyrat edhe pse

rradhët kanë qenë të gjata.

Konfuzioni është ndier i dukshëm në rajonin nr.5, ku edhe presioni i policisë ka qenë shumë i madh, madje është shoqëruar edhe me përdorim force. Situata më e renduar ka qenë në rajonin nr.5 pasi në zyrën e gjendjes civile të këtij rajoni pajisen me çertefikatë lagjja 17, Këneta, Shkozeti, Spitalla dhe Plazhi zona të cilat kanë pjesën dërmuese të kërkesave për legalizim si dhe shumë qytetarë kanë kërkesa të tjera kyesisht përefekt pensioni, procese gjyqësore, emigrantë etj. Ndërkohë që pritej administrimi dhe menaxhimi më i mirë i situatës në këtë rajon dje është mbyllur sporteli duke ndërprerë shërbimin për çdo kategori.

Sipas kryetarit të rajonit Afrim Bakaj i cili ka kërkuar ndihmën e policisë për të larguar qytetarët nga sporteli, mësohet se vendimi është marrë për të mbyllur procesin e regjistrimit të popullsisë.

Të shtyrë nga halli në disa zyra të gjendjeve cvile shumë qytetarë kanë pranuar të paguajnë nën dorë duke gjetur forma e

rrugë të ndryshme. Që me nisjen e pështjellimeve në dyert e zyrave të gjendjeve civile janë dukur edhe “sekserët”. Këta të fundit u afrojnë qytetarëve zgjidhjen e hallit duke u marrë shuma të mëdha. Sipas qytetarëve, kësaj kategorie u është dashur t’u jepet deri në 3 mijë lekë për një çertefikatë tarfië e cila

nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha rastet.

Bashkia përplaset me zyrën e legalizimeve

Çertifikatat, pengojnë procesin e legalizimit

Konfuzioni i shkaktuar shpesh edhe qëllimisht nga punonjësit e zyrave të gjendjes civile ka shtyrë bashkinë të vendosë që

Qytetarët, të cilët do të plotësonin dokumentacionin e legalizimit të banesës të dorëzonin në zyrën e legalizimit formularët. Sipas këtij vendimi, i cili është kundërshtuar nga zyra e legalizimit çertefikata do të merrej nga punonjësit e kësaj zyre në bazë të një liste. Por mungesa e hapësirave ligjore për zbatimin e një vendimi të tillë ka përplasur bashkinë me punonjësit e legalizimit.

Ndonëse shumë familje kanë refuzuar të plotësojnë dokumentacionin për legalizim, të interesuarit janë sorollatur sa në dyert e legalizimit tek gjendja civile. Punonjësit e gjendjeve civile nuk kanë pranuar të lëshojnë çertefikatë për këtë kategori, ndërsa ata të legalizimit nuk i kanë pajisur me vërtetim të dorëzimit të dokumenteve, pasi qytetarët nuk kanë dorëzuar çertifikatën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›