“Shqipëria Veriore nga Petrela në Jezercë” në sytë e një austriakeje
26/02/2005 Është promovuar dje libri-album e autores Marianne Graf
SHKODËR - Konsullata austriake në Shkodër ka organizuar dje promovimin e librit-album në gjuhën shqipe “Shqipëria Veriore nga Petrela në Jezercë”, të autores austriake, Marianne Graf. Promovimi u bë në hollin e Teatrit “Migjeni” në praninë e intelektualëve dhe mediave të qytetit të Shkodrës, ku në podin e nderit qëndronin ambasadori austriak, konsulli i nderit Gjergj Liqejza, kryetari i Bashkisë, Artan Haxhi, kryetari i shoqatës Shqipëri-Austri, Mahir Hoti dhe natyrisht autorja e librit, Marianne Graf. Referuesit bënë prezantimin e librit, duke falënderuar autoren për punën e saj dhe për interesimin e madh që kishte treguar kjo zonjë për vendin tonë dhe në veçanti për qytetin e Shkodrës, duke e krahasuar atë me Edit Durhamin dhe Bajronin.
Libri-album
Libri është ndërtuar në formën e albumit, ku përveç fotove impresionuese nga të gjitha trevat e veriut, ishte shoqëruar edhe me përshtypjet, të dhënat dhe historitë pikante të çdo krahine. Për të pranishmit, Graf, pasi bëri falënderimet, tregoi rrugën e gjatë që kishte bërë për njohjen e Shqipërisë deri në përpunimin e materialeve për nxjerrjen në dritë të këtij libri. Ajo u shpreh se Shqipërinë e kishte njohur, duke qenë shumë larg prej saj. Njohja kishte ardhur si rezultat i dashurisë së saj për botën malore si dhe udhëtimeve të shumta për qëllime studimi. Jetën e malësorëve të saj plot skamje, e kishte gjetur në lartësitë e Nepalit dhe të Jemenit, po aq sa në tregimet e prindërve të saj rreth luftës për ekzistencë të fshatarëve austriakë në kohët e kaluara.
Vizitat e Mariannës
Për herë të parë ka ardhur në vitin 1992, më pas ajo është rikthyer në vendin tonë disa herë në vit, duke prekur pothuajse pëllëmbë për pëllëmbë të gjithë hapësirën tonë territoriale. Në këtë mënyrë, shprehet ajo, nuk është për t’u çuditur që Shqipëria u bë atdheu i saj i dytë. Prandaj, sa herë udhëton dhe kudo ku mbërrin, në Shqipëri, apo në Austri, ajo shkon në shtëpi të saj. Vlerësimi dhe nderimi për Shqipërinë, ishin gjithashtu nxitësit për botimin e këtij libri. Ky libër nuk duhej të ishte thjesht një rrëfyes udhëtimesh dhe nuk duhet të kishte fare pretendimin e një hulumtimi shkencor. Autorja ishte e vetëdijshme që gjatë qëndrimeve të saj të panumërta gjatë këtyre 10 viteve të fundit e ka njohur mirë Shqipërinë, biles më mirë se sa shumë të tjerë, por ishte gjithashtu e vetëdijshme që akoma shumë ka mbetur e pa zbuluar nga ajo dhe se ka arritur vetëm në mes për ta kuptuar mirë atë. Me tekste dhe fotografi, shprehet ajo, provojë që përshtypjet dhe përvojën personale, por edhe tregimet edhe njohuritë që ekzistojnë, t’i bashkoj në një të tërë, e cila, megjithëse ka shumë mungesa, vështirësi dhe harresa, duhet të jetë një shprehje dashurie për këtë vend dhe për njerëzit e tij. Në këtë frymë ajo është, duke punuar për të shkruar vazhdimin e këtij libri për Shqipërinë e Jugut.
”Le të gjejë sa më shumë miq Shqipëria ime e dashur Veriore, e panjohur mirë, e nëpërkëmbur dhe krenare”! - shprehet austriakja Graf. Ajo ishte e vetëdijshme se dikush, me të drejtë, do të dëshironte ta qortonte për faktin se në fotografitë e bërë ka kapur vetëm anët e mira të Shqipërisë së Veriut. Por në këtë libër mbizotëron pikërisht përpjekja e saj që, me gjithë mjerimin tashmë të njohur dhe klasifikimin që i bëjnë këtij vendi si “Oborri i pasmë” dhe si “Shtëpia e të varfërve të Evropës”, të tregojë atë që ia vlen të ruhet dhe të shikohet. Ndërsa për sa i takon problemeve, ato trajtohen mjaftueshëm në tekst. Por ajo dëshiron t’u hapë sytë lexuesve për peizazhin madhështor dhe për bukuritë e vogla, të cilat ekzistojnë me shumicë përkrah trishtimit. Në çdo rast është vlerësimi pozitiv që çan përpara dhe të jep guxim të bëhesh i vetëdijshëm për forcën tënde, e cila të bën të mundur përballimin e detyrave të së tashmes dhe të së ardhmes - theksoi në fjalën e saj mbyllëse autorja e librit, Marianne Graf.
Ballafaqimi i parë me Shqipërinë, 700 mijë bunkerët
Gjatë vizitës së parë në Shqipëri, në fillim të vitit 1992, nuk ishte habitur aq shumë, pasi me shumë gjëra, me të cilat ishte ndeshur, i ishin dukur të njohura. Por fenomeni që i kishte bërë më shumë përshtypje kishte qenë mungesa e madhe e shpresës e ardhur kjo nga përçarja dhe mosmarrëveshjet e mëdha që ekzistonin midis njerëzve nga konformizmi komunist që hasej ngado, nga mungesa e infrastrukturës dhe nga 700000 bunkerët, që i ishin dukur si krijesa të frikshme që mbulonin vendin. Njohja e mirë e gjendjes dhe pamja e dëshpëruar e këtij vendi, jo vetëm që e kishin bërë që ky vend t’i hynte në zemër, por edhe e kishin bindur të merrte vendimin për ta ndihmuar atë me përkushtimin më të madh, pavarësisht nga pasojat. Ajo e kishte parë Shqipërinë si një vend me një peizazh të virgjër dhe pafundësisht të bukur, por të pamëshirshme me banorët e vet. Problemet e shumta që kishin këto banorë gjetën tek ajo mirëkuptimin, i cili së bashku me gjuhën që është çelësi më i mirë për të kuptuar një popull, e mundësuan të futej e të kontaktonte me të gjitha shtresat e popullsisë së këtij vendi. Ajo shprehet se malësorët hapën për të lugina e kasolle, të cilat, zakonisht,hapen me vështirësi për të huajt. Me kënaqësi ajo kujtonte nga fshatrat e largët, ura druri të varura dhe shtigje, prej nga mund të përfundoje në greminë, mikpritjen prekëse në banesat e thjeshta, netët e akullta dhe ngrohtësinë shëruese të çajit të malit dhe të rakisë. Të gjitha takimet, përjetimet e bisedat e përbashkëta me shqiptarët e ndihmuan për ta njohur dhe për ta kuptuar me të gjitha shqisat vendin tonë.
Marianne Graf
“Mysafire” ne Shqipëri që nga viti 1992
Dr.Marianne Graf, ka lindur në vitin 1951, në Austri. Është e njohur në fillimet e karrierës së saj si mësuese, pedagoge dhe administratore sociale. Aktualisht jeton në Gësendorf-Shtaiermark të Austrisë. Është drejtuese e organizatës humanitare ndihmëse “Partneriteti Shqipëri–Austri”, të cilën e themeloi dhe e ngriti në vitin 1992 së bashku me të shoqin, Dip.Ing. Wilhelm Graf. Marianne e viziton vendin tonë çdo vit disa herë dhe si rezultat i veprimtarisë së saj humanitare, ka kontakte shumë të mira me të gjitha shtresat e popullsisë. Mirëkuptimi i saj i thellë për problemet e Shqipërisë, sjellja e përzemërt dhe njohuritë gjuhësore kanë mundësuar që ajo të futet në mënyrë të natyrshme në të gjitha luginat dhe alpet e Veriut dhe në kasollet e malësorëve shqiptarë, të cilat, siç shprehet ajo, zakonisht hapen me vështirësi për të huajt. Duke marrë parasysh kontributin shoqëror, përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, angazhimin për të drejtat e njeriut, iniciativat e saj në fushën etike dhe të kulturës, ajo është vlerësuar, brenda dhe jashtë vendit të saj me shumë dekorata, ku midis të tjerash mund të përmendim: Urdhrin më të lartë shtetëror shqiptar “Urdhrin Nënë Tereza” në vitin 1996, ”Çmimin e madh për Paqe dhe Humanizëm” në Kosovë, Medaljen e madhe Të nderit të Artë të landit të Shtaiermark, Medaljen e madhe të Meritës të Republikës Austriake, çmimin “Jozef Kraner”, ”Jahan Avards” për punë sociale dhe “Gruaja e Vitit” në landin Shtaiermark për vitin 2002, ”Styrian Humanity Award” dorëzuar nga Mikail Gorbaçov dhe Helmut Kohl. Ajo ishte dhe kandidate e Evropës për “Humanitarians Avards” në San Diego, USA. Çmimin për të Drejtat e Njeriut të Shtaiermarkut, titullin “Doktor Honoris Kauza” të Universitetit të Shkodrës. Përveç këtyre, ajo është shpallur edhe “Qytetare Nderi” në qytetet, Fier, Mamurras, Rubik, Pukë, Fushë Arrëz si dhe në komunat Gjegjan, Qafë Mali, Rrape etj.