E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr për dritat, në Vlorë

26/02/2005  Kreu i bashkisë dhe ajo e KESH debatojnë ashpër

VLORË – Korporata Energjetike Shqiptare rrit orarin e furnizimit me drita në qytetin e Vlorës. Pas një debati midis kryetarit të Bashkisë Vlorë e drejtoreshës së divizionit të KESH-it për këtë rreth znj. Adelina Shatri, në prani të prefektit Artan Nelaj, ka sjellë edhe rezultatin e parë për rritjen e orarit me drita në qytet. Gjithçka ka nisur pas një takimi të organizuar në prefekturën e Vlorës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkisë e të KESH-it. Sipas burimeve nga prefektura, mësohet se debatet midis bashkiakut Shpëtim Gjika, e znj.Shatri kanë qenë mjaft të ashpra. Dritat në qytetin e Vlorës mungojnë për rreth 8-10 orë në ditë, çka ka sjellë edhe paralizimin e jetës së qytetit e në veçanti biznesin vlonjat. Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku Gjika pohoi se, nga ana e drejtorit të KESH- it z. Harasani ju premtua që Vlorës do t’i mungojnë vetëm 4 orë drita në ditë, në një afat kohor 1 muaj deri në përmirësimin e situatës së derdhjes së lekëve nga ana e qytetarëve, që nuk paguajnë dritat pranë ndërmarrjes së Kesh-it. Është për të ardhur keq pohoi bashkiaku, që Vlora paguan rreth 18% drita më pak edhe se Shkodra, kur në fakt flitej se Vlora paguan 40%. Në këtë bashkëpunim me KESH-in, ne morëm përsipër si bashki, që për të gjithë qytetarët që marrin shërbimet tona do t'ju vendosim si kusht, që të paktën të kenë të paguar muajt e vitit të sapo nisur, duke rritur arkëtimet e KESH në Vlorë. Aktualisht pohoi z. Gjika, Vlora konsumon 800.000 kv në ditë dhe nga ana e KESH është premtuar për 1 milion kilovat në ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›