Burg pa afat policëve të implikuar

15/02/2005 130 kontrolle të policisë për kapjen e Bujar Dakës
Pranga për armëmbajtje pa leje vëllait të Mican Çarkut. Nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij në lagjen Dobraç është bërë i mundur dhe arrestimi i shtetasit, Besnik Çarku, vjeç 26, të cilit iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 pushkë 10-she, 1 armë gjahu çifte, tre karikatorë me fishekë.
SHKODËR – Do të ngelen në burg me një afat të pa përcaktuar dy punonjësit e policisë, Franko Kolpepaj dhe Shan Vatnikaj, të cilët u arrestuan nga kolegët e tyre, pas arratisjes së tre të denuarve nga qelitë e hetimit të komisariatit të shkodrës.
Gjyqtarja e gykatës së rrethit shkodër, Marina Rraboshta, ka vendosur dje në një seancë gjyqësore pikërisht masën e arrestit “burg pa afat” për dy punonjësit e rendit, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Mican Çarkun, Bujar Dakën dhe Arben Nikën. Ndërkohë pas 130 kontrollesh, të kryera gjatë këtyre ditëve nga policia Bujar Daka vazhdon të jetë i lirë. Liria e këtij shtetasi deri më tani ka patiur një kosto shumë të lartë, jo vetëm për policnë, por dhe për të dyshuarit si bashkëpuntorë të tij. Katër punonjës policie janë nën hetim dhe 2 të tjerë janë përjashtuar nga rradhët e Policisë së shtetit pas arratisjes që duket se hapi shumë “petë lakrori”. Krahas arrestimit për tu proceduar penalisht të punonjësve të policisë, Franko Kolpepaj, Shan Vatnikaj, policë shërbimi në dhomat e paraburgimit gjatë largimit të paraburgosurve, komandantit të togës së ruajtjes së sigurisë së dhomave të paraburgimit Hysni Hasan Elezit dhe komisarit të policisë Kolë Zef Toma, përgjegjës i dhomave të paraburgimit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, sepse kanë lejuar futjen e sendeve të palejueshme në dhomat e parabugimit, janë bërë dhe dy përjashtime nga uniformat blu. Kështu është përjashtuar asistenti Besim Rexha që punonte në këtë komisariat si zv/përgjegjës i dhomave të parabugimit dhe sipas burimeve policore, gjatë analizës së punës së tij u vërejten shkelje të procedurës me neglizhencë të përsëritur në kryerjen e detyrave. Po kështu me të njëjtin motivacion është përjashtuar, asistent Ndue Mhill Gështenja që shërbente si trupë shërbimi në togën e ruajtjes së sigurisë së dhomave të para burgimit. Përvec këtyre drejtuesit e policisë kanë propozuar për përjashtim nga Policia e Shtetit dy punonjës policie me një rol të mesëm në këtë komisariat, për nëglizhencë të përsëritur në kryerjen e detyrave, si dhe u kanë dhënë vërejtje me paralajmërim për përjashtim dy punonjësve të tjerë të policisë të rolit bazë me motivacionin ”mungesë korrektësie në kryerjen e detyrave”.
Sipas burimeve zyrtare të policisë pak ditëmë parë është arrestuar dhe vëllai i Mican Çarkut. Nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij në lagjen Dobraç është bërë i mundur dhe arrestimi i shtetasit, Besnik Çarku, vjeç 26, të cilit iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 pushkë 10-she, 1 armë gjahu çifte, tre karikatore me fishekë. Ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.