Surprizë! Pitt e Aniston, bashkë në festën e ditëlindjes
15/02/2005 Sjellja e Pitt me rastin e ditëlindjes së 36-të të saj, ishte e ngjashme më shumë me atë të një burri të dashuruar, sesa me atë të një ish-bashkëshorti
Të ndahesh dhe të ruash raporte të mira edhe pas lamtumirës? Brad Pitt e Jennifer Aniston mund të shkruajnë një manual. Sepse jo vetëm që pas ndarjes vazhduan të punonin së bashku, por të shtunën e kaluar festuan krah për krah ditëlindjen e aktores në një festë në Beverly Hills, organizuar nga Pitt për ish-gruan, pa arsenik në shampanjë!
Kjo mbrëmje surprizë ndezi thashethemet për ata që besojnë se Brad e Jennifer, edhe pse u ndanë pas 7 vjetësh martesë, dashurohen ende. Dhe cila ditë është më e mirë se ajo e të dashuruarve për ta vërtetuar këtë?
Sjellja e Pitt me rastin e ditëlindjes së 36-të të saj, ishte e ngjashme më shumë me atë të një burri të dashuruar, sesa me atë të një ish-bashkëshorti. Të shtunën e kaluar, ftoi në Hollywood miqtë e përbashkët, nga Mel Gibson tek Morgan Freeman, nga Corteney Cox, këngëtarja e Gwen Stefani tek modelja Cindy Crawford, deri te governatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger. Dhe nisi festimet...
Dy furgonë sollën në vilë akullin për të mbajtur të freskët shampanjën dhe ushqimet e tjera, të gjitha të cilësisë së parë. Mbërmja kaloi qetësisht, pa të bërtitura apo rrahje, me Brad e Jennifer që argëtoheshin, sikur avokatët të mos kishin futur kurrë hundët në lidhjen e tyre. Me një fjalë, hakmarrjet e stilit "Lufta e trëndafilave" ia lanë radhën fiction-it kinematografik dhe ish bashkëshortët kanë dhënë provë sesi raportet mund të ndryshojnë pa derdhje gjaku. Vetëm nëse kanë ndryshuar vërtetë...