E Hënë, 2 Nëntor 2026

Oskarët muzikorë, Ray Charles ende mbret

15/02/2005  Vlera të mëdha “The Genius” që fitoi tetë çmime Grammy. Triumf edhe për Alicia Keys

Ceremonia e Grammy e dominuar nga kujtimi i artistit të madh, i cili vdiq para pak kohësh në moshën 73-vjeçare. Kënga e tij "Genius Loves Company" është albumi më i mirë i vitit. Katër çmime për Alicia Keys. I vlerësuar grupi Maroon 5, ndërsa Bill Clinton fitoi çmimin e tij të dytë Grammy. I superfavorizuar, reperi Kanye West, që fitoi tri statuja. I njëjti rezultat për U2 dhe këngëtarin R&B Usher.

Por mbrëmja e Oscar-ve të muzikës, që u zhvillua të dielën në Los Angeles, ishte një vlerësim i madh për këngëtarin e madh amerikan, që shkroi historinë e muzikës blues dhe që Jamie Fox e risolli me filmin "Ray", aktualisht në kinema. Aktori, i pranishëm në ceremoni, interpretoi "Georgia On My Mynd", një nga këngët më të famshme të Charles: "Për një mik të vjetër: ishte përkushtimi i tij.

Charles, për së gjalli, nuk kishte fituar kurrë Grammy për albumin më të mirë. "Genius Loves Company", plot duete të paharrueshme, ndjek fatin e "Double Fantasy", disk historik i John Lennon (e Yoko Ono), që në 1982 fitoi statujën prestigjioze pas vdekjes së ish-Beatle-s. Vlerësohet edhe vokalisti pop jazz, Norah Jones, që ka interpretuar "Here We Go Again" me bluesman. "Më vjen për të qarë – ka thënë në momentin e dorëzimit të çmimit – mendoj se është prova sesi muzika mund të jetë e mrekullueshme dhe sesi Ray Charles arriti të bënte të qeshnin miliona njerëz dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nëpërmjet disqeve të tij".

Charles, që punoi për diskun e fundit deri para pak muaj para vdekjes në qershor 2004, arriti kështu kuotën 17 Grammy, duke konfirmuar, nëse ishte nevoja, legjendën e tij të pavdekshme (ish-manaxheri i Charles, Joe Adams, tërhoqi Grammy-n për albumin më të mirë).

Në ceremoninë e Los Angeles shkëlqeu edhe ylli i Maroon 5. Reperi Kanye West fitoi çmimin "zbulimi i vitit", i superfavorizuar me plot 10 kandidatura. Këngëtari, në fund, çoi në shtëpi tri statuja, mes të cilave çmimin për albumin më të mirë rap ("The College Dropout") dhe për këngën më të mirë rap ("Jesus Walks").

Gjysmë zhgënjim edhe për Usher, që duke u nisur nga 8 kandidatura, mori "vetëm" tre çmime. I njëjti numër statujash edhe për U2, që këtë vit nuk u paraqitën me ambicje të mëdha: "Vertigo" fitoi si kënga më e mirë dhe videoja rock (ndërsa albumi më i mirë i kësaj kategorie është vlerësuar "American Idiot" i Green Day).

Mirë i shkoi edhe Alicia Keys: katër Grammy nga tetë kandidatura, mes të cilëve albumi më i mirë R&B ("The Diary of Alicia Keys") dhe kënga më e mirë R&B ("You Don't Know My Name"). Keys, më parë fituese e pesë Grammy në 2002, interpretoi bashkë me Jamie Foxx një këngë për nder të Charles.

Në fund, një kuriozitet. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka fituar për herë të dytë një Grammy Award: çmimi iu dorëzua për versionin audio të librit të tij "My Life".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›