E Hënë, 2 Nëntor 2026

Për dashurinë mjaftojnë tri minuta

15/02/2005  Partneri ideal ekziston vetëm në imagjinatë

Nëse bëni pjesë në atë aradhë beqarësh që për Shën Valentin bien në depresion, dijeni se pikërisht në këtë ditë është e përshtatshme të dalësh dhe të takosh njerëz të rinj. Një studim i botuar në revistën Evolution and Human Behavior ka treguar, në fakt, se tri minutat e para të një takimi janë më domethënëse dhe të mjaftueshme për të vendosur nëse i panjohuri që ke përballë është për ju apo jo. Kështu që jepini fund trishtimit dhe nëse jeni në kërkim të shpirtit binjak, nuk është çasti i duhur për t’u mbyllur në shtëpi. Mund të rezultojë shumë produktiv një takim ose një nga shumë festat e organizuara për të mbajtur nën frena trishtimin dhe pikëllimin, duke parë çiftet që dalin dhe festojnë dashurinë e tyre në diskoteka apo restorante. Psikologët e Universitetit të Pensilvanisë kanë zbuluar se: shkollimi, zakonet, mënyrat e jetesës, mënyrat e të menduarit nuk janë edhe aq domethënëse dhe se zgjedhja e partnerit është shumë më impulsive dhe luhet vetëm në bazë të çasteve të para të takimit. Studiuesit i kanë bazuar përfundimet e tyre në analizat e një rrjeti të madh të dhënash të festave HurryDate, takime të organizuara nga shoqatat, mes të cilave edhe homonimja HurryDate, përherë e më e përhapur në Amerikë për të nxitur takime të veçanta mes beqarëve. Në përgjithësi, psikologët analizuan sjelljen e 10.526 pjesëmarrësve anonimë në festat e dashurisë. Shumë të tillë këmbëngulin se kanë një mashkull apo një femër ideale, por që pastaj janë dashuruar me njerëz krejtësisht të tjerë nga ikona e mendjes së tyre; e vërteta, thotë koordinatori i studimit Robert Kurzban, është se gjithsecili prej nesh, në çastet e para të takimit mund të jetë një partner potencial dhe që ky asnjëherë nuk përkon me idealen që kemi në mendje. Studimi u krye pasi Kurzban kishte lexuar rastësisht reklamën e kompanisë HurryDate dhe kishte kuptuar se ai lloj takimesh mund të përfaqësonte për psikologët një pus të dhënash për t’u studiuar, të dhëna shumë më objektive se ato që merren nga pyetësorët, sepse janë informacione që rrjedhin vetëm nga qëmtimi i sjelljeve të njerëzve përballë takimeve reale. Kompania HurryDate dhe të ngjashmet e saj organizojnë festa për një mesatare prej 25 meshkujsh dhe po kaq femrash. Pjesëmarrësit, të skeduar për nga karakteristikat e tyre, si dhe për llojin e partnerit ideal që do të donin, ndahen në çifte për tri minuta çdo herë. Në fund të festës, secili u thotë organizatorëve emrin e atij që i ka bërë më shumë përshtypje. Asgjë më mirë sesa përballja, sipas psikologut, me rezultatet e festave të HurryDate me figurat e mashkullit dhe femrës ideale që ndodhen në database-n e kompanisë për çdo të regjistruar. Epo, sipas specialistit, tri minutat e para të një takimi ndihmojnë të vendosësh nëse ai njeri na pëlqen apo jo dhe thuajse kurrë rezultati i fundit të festës nuk përkon me çiftin e përfytyruar ideal, në bazë të dëshirave të shprehura nga çdo individ aty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›