E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuhatja, çfarë kënaqësie!

15/02/2005  Shpiket ngjitësi për libidon e femrës

Në emër të Shën Valentinit kënaqësia vërtet që nuk mund të komandohet. Sidomos kënaqësia femërore. Në fakt, nga Britania e Madhe, ish-atdheu i “s’ka seks, jemi anglezë”, vjen Scentuelle, një ngjitës me aromë, i cili rrit libidon te femrat. Përdoret mbi puls dhe nuhatet herë pas here. Pasi i merret erë, Scentuelle stimulon në tru efektet e dopaminës, neurondërmjetësi që zakonisht është i lidhur me ndjesitë e kënaqësisë, motivimit dhe pasionit, duke nxitur kështu edhe impulset seksuale.

Hedhja në treg e produktit, siç shkruan tabkoidi Daily Mail, përkon me lajmërimin e bërë nga një shoqëri australiane për rezultatet pozitive të testit, që i është bërë një produkti spray me testosteron, i cili përdoret në bark dhe që, si në rastin e ngjitësit, shërben për të rritur libidon femërore.

I hedhur vetëm pak ditë më parë në tregun britanik, me çmimin 30 euro për pako (me 30 ngjitës), mund të bëhet çelësi i kënaqësisë seksuale femërore dhe brenda dy apo tre vjetëve, mund të hyjë edhe në konkurrencë me spray-n e prodhuar nga shoqëria farmaceutike Acrux, i cili fillimisht u shpik vetëm për femrat në menopauzë, por që pastaj u bë i dobishëm edhe për femrat e të gjitha moshave.

Natyrisht, nuk mungojnë asnjëherë edhe polemikat. Sipas disa kritikëve, këto produkte që premtojnë të ndezin zjarr nën çarçafë, përpiqen të shfrytëzojnë me anë të qëllimeve komerciale, problemet e jetës seksuale të meshkujve dhe femrave. Të kesh probleme në dhomën e gjumit, shpjegojnë seksologët kësaj radhe, nuk do të thotë detyrimisht që ka diçka që nuk shkon, por thjesht që jemi prej mishi e rrjedhimisht, lejohen edhe të metat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›