E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fotografia e binjakëve të Xhulias, “shëtit” botën

15/02/2005  Për të evituar radhën e dhjetëra fotografëve që prisnin para portës së fermës së tyre në Taos, në New Messico, Julia Roberts e Danny Moder vendosën të bëjnë publike fotot e binjakëve, Phinnaeus e Hazel, të lindur më 28 nëntorin e kaluar. Aktorja i ka dërguar mikeshës së saj, Oprah Winfrey një letër me shumë foto të bëra nga i shoqi. Letra niste kështu: "Oh Oprah, bebet janë të mrekullueshme...".

Publikuar nga revista "People", fotoja e Julias 37-vjeçare, me gërsheta si një adoleshente dhe që mbante në krahë dy binjakët, ka shëtitur botën. Një strategji e përdorur më parë edhe nga yje të tjerë për t’i vënë fre manisë së fotografëve për scoop dhe në të njëjtën kohë për t’i garantuar privacinë dhe respektin që meritojnë, dy bebeve disamuajshe. Ai që ka bërë fotot ishte vetë Moder, me profesion kameraman, dhe mësohet se të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Letra që Roberts i ka dërguar Winfrey, e ngarkuar me detyrën ta lexojë atë në transmetim të drejtpërdrejtë, është ajo e një nëne të re entuziaste për krijesat e saj. "Kemi dyfishuar familjen”, shkruan Julia. “Fëmijët janë fantastikë. Mënyra sesi të shikojnë, buzëqeshjet e tyre të mrekullueshme, fakti që e nisin çdo ditë kaq të ngrohtë dhe të përgjumur, plot premtime...".

Bashkë me foton e kopertinës, "People" ka publikuar edhe një foto të Roberts pa tualet, me flokët kaçurrelë, ndërsa nxjerr për shëtitje bebet e saj në shoqëri të një dadoje me ngjyrë. Duket se para se ta zgjidhte, Julia ka bërë qindra kolokiume, duke u kërkuar kandidateve t’i analizojë, përveçse kurrikulumin profesional, edhe gjendjen familjare dhe llogarinë në bankë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›