Burg pa afat trafikantit të drogës
08/05/2005 Pëllumb Peqini mbeti dje në burg pa afat pas vendimit që dha Gjykata për Krime të Rënda. U kap nga policia në kufi me Turqinë, duke tentuar të kalonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Bashkë me të pandehurin Peqini është dhe një tjetër person, i cili dje nuk arriti të paraqitej para gjykatës. Peqini u kap nga policia në datën 10 nëntor 2004. Pas vënies në pranga mori masën e arrestit burg pa afat nga gjykata. Ndërsa dje, nëpërmjet avokatit Basri Mani, kërkoi revokimin e masës. Gjyqtari Ardit Mustafa nuk e pranoi kërkesën e të pandehurit. Ai mori parasysh kërkesën e prokurorit Ardian Nezha për ta lënë në burg pa afat. I pandehuri nuk e pranoi akuzën para gjykatës. Ai tha se ka qenë me persona të tjerë në makinë, kur ka tentuar të kalojë kufirin. Kapja ime, tha i pandehuri, ishte thjeshtë një ngatërresë.