Koka e prerë, dyshohet të jetë e një prostitute
08/05/2005 Mungesa e një denoncimi zhdukje ngriti pistën. Verifikim të deportuarave që s’janë bashkuar me familjen
Koka e prerë e një femre, që u gjet e groposur në zonën e Sukthit në Durrës, dyshohet të jetë e ndonjë viktime të prostitucionit. Policia ka filluar verifikimin e të gjitha femrave të shfrytëzuara si prostituta jashtë shtetit, që janë deportuar kohët e fundit në Shqipëri prej drejtësive të vendeve të huaja. Emrat e tyre do të ballafaqohen me ato të cilat nuk kanë pranuar të kthehen pranë familjes, apo të strehohen në qendrat e rehabilitimit. Policia në bashkëpunim me prokurorinë do të përzgjedhin emrat e atyre femrave të shfrytëzuara si prostituta jashtë shtetit, të cilat pas deportimit janë larguar sërish nga familjet dhe për këtë shkak do të kontaktohet me të afërmit e tyre. Gjithashtu po hetohet edhe në mundësinë e një krimi të mundshëm brenda familjes. Por dyshimet në këtë pistë janë zbehur, pasi nuk ka mbërritur asnjë denoncim për zhdukje të ndonjë femre të moshës 30 deri në 40 vjeç, ndonëse lajmi për masakrën është publikuar prej disa ditësh.
Dyshimi
Mungesa e një denoncimi për zhdukje femre të moshës 30 deri në 40 vjeç, në dy muajt e fundit, në policinë e Durrësit dhe të kryeqytetit, ka zbehur dyshimet për një krim të mundshëm brenda familjes. Nisur edhe nga fakti se pas publikimit të lajmit nuk është bërë asnjë denoncim për zhdukjen e një femre të moshës së përafërt me atë që iu gjet koka e prerë në zonën e Sukthit. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat pohuan se dyshohet që koka e gjetur mund t’i përkasë një femre që është shfrytëzuar si prostitutë. Burimet sqarojnë se, nëse do të ishte një krim brenda familjes, ku burri të kishte vrarë gruan, atëherë të afërmit e kësaj të fundit do të kishin denoncuar zhdukjen pas publikimit të lajmit. Nisur nga fakti se edhe këto ditë nuk ka mbërritur ndonjë denoncim i tillë, dyshohet që femra e masakruar, ende pa identitet, mund të mos ketë pasur kontakt të vazhdueshëm me familjarët e saj.
Hetimi
Pas ngritjes së dyshimeve se koka e prerë, e gjetur në zonën e Sukthit, mund t’i përkasë ndonjë prostitute, policia ka filluar verifikimin e të deportuarave nga drejtësitë e vendeve të huaja kohët e fundit në Shqipëri. Kjo, pasi jo të gjitha prostitutat pranojnë të bashkohen me familjen e tyre, apo të qëndrojnë në qendrat e rehabilitimit. Gjithashtu, dyshohet që prostituta të kthyera nga jashtë, pasi qëndrojnë për një farë kohe në shtëpitë e tyre, largohen sërish pa lënë gjurmë dhe pa kontaktuar me të afërmit. Burimet thonë se nisur nga ky fakt, do të kontaktohet edhe me familjet, të cilëve kohët e fundit u janë bashkuar vajzat e tyre që janë shfrytëzuar jashtë shtetit si prostituta. Kjo me qëllim për të konkluduar nëse ka pasur apo jo femra të kësaj moshe që janë larguar sërish. Ndërkaq, burimet shtojnë se nuk është përjashtuar pista e një krimi të mundshëm brenda familjes dhe se po hetohet operativisht në zonat përreth për gjetjen e ndonjë informacioni të vlefshëm. Prokuroria ka filluar hetimin për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe përçudnim kufome.
Gjithë komisariatet në vend të njoftojnë
për çdo denoncim zhdukje femre
Policia e kryeqytetit dhe ajo e Durrësit kanë kërkuar bashkëpunimin e të gjitha komisariateve në vend për identifikimin e femrës, së cilës iu gjet koka e prerë në zonën e Sukthit. Burime të policisë pohojnë se u është kërkuar të gjitha komisariateve që të lajmërojnë për çdo denoncim që mbërrin aty për zhdukje femre të moshës 30 deri në 40 vjeç. Burimet pohojnë se dyshohet që viktima mund të jetë edhe nga rrethe të tjera të vendit. Kjo për shkak se gjatë kërkimeve ku u gjet e groposur koka e prerë e një gruaje, nuk u zbulua asnjë gjymtyrë tjetër e saj. Policia kërkoi me orë të tëra për gjetjen e trupit apo të ndonjë gjymtyre, por nuk u arrit dot një gjë e tillë. Për këtë shkak lindën dyshimet se viktima mund të jetë ekzekutuar edhe gjatë një udhëtimi dhe koka i është groposur aty, ndërsa trupi diku tjetër.