E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përdhunohet nxënësja e klasës së 8-të

08/05/2005  Dy të rinj e dhunojnë për 12 orë. Prindërit e dërgojnë urgjent në spital

TIRANË- Për 12 orë me radhë një 14-vjeçare ka përjetuar tmerrin e përdhunimit nga dy të rinj, fqinjë të saj. Sipas burimeve të Komisariatit numër 4, vogëlushja e klasës së tetë, B.S., u përdhunua ç’njerëzisht nga disa të rinj që e ngacmonin prej muajsh, e më pas u lëshua pa frymë, diku mes ngushticave të pallatit te "Profarma". Prindërit nuk gjetën fjalë kur e panë të gjakosur në të gjithë trupin dhe e dërguan urgjent në spital. Aty e mitura po kurohet me kujdes të veçantë nga mjekët. Mes trajtimeve mjekësore, e lodhur në maksimum dhe e keqtrajtuar si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, ajo mundi të nxirrte nga goja e saj dy emrat e kriminelëve, në prani të një grupi ekspertësh të Komisariatit numër 4. Këta të fundit shkuan në spital për të verifikuar denoncimin e prindërve të së miturës. Njëri prej autorëve të këtij krimi të shëmtuar është vënë në pranga pasditen e djeshme, teksa pinte birra në një nga lokalet aty pranë, duke festuar "trumfin" e tij, ndërsa bashkëpunëtori është shpallur në kërkim. Policia ka rënë në gjurmët e tij dhe së shpejti pritet arrestimi, për shkak se është rrethuar e gjithë zona nga specialistë të kriminalistikës.

Përdhunimi

Burimet policore të Komisariatit numër 4 bënë të ditur për gazetën se, B.S. u gënjye nga një kafe e drekës, të cilën dy të rinjtë ua kishin ofruar prej kohësh. Gjithnjë duke iu referuar burimeve policore, të cilat kanë regjistruar dëshminë e saj, nxënësja e klasës së tetë nuk ka pranuar dhe në momentin që iu afrua makinës, dy të rinjtë e tërhoqën e më pas e futën në makinë. Kjo ndodhi në orën 13.00 të së premtes, menjëherë pas mbarimit të mësimit. Menjëherë shkuan në periferi të metropolit dhe e përdhunuan, duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme në disa pjesë të trupit. E mitura u kërcënua me jetë, nëse tregonte qoftë edhe një fjalë për të gjithë masakrën që kishin kryer. Gjithçka ka ndodhur për 12 orë. Dhunë, kërcënim, ankth e traum për një vajzë që ende nuk i ka mbushur 14 vjeç. Kriminelët treguan mëshirë vetëm kur e lëshuan përtokë në orën 01.00 të ditës së djeshme, mes një pallati te "Profarma", ku banon e mitura. Sapo pa personin e parë, B.S. iu lut të lajmëronte prindërit, e këta të fundit, sipas policisë, e dërguan menjëherë në spital. Menjëherë ata bënë edhe denoncimin, ndërsa policia mundi të arrestonte brenda pak orësh njërin prej autorëve dhe të shpallte në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›